Zgjedhja e Kombëtares, e vështirë

Krenaria kombëtare duket një gjë e vështirë në Botërorin 2010. Derisa shumë futbollistë janë duke e përfaqësuar vendin në të cilin janë lindur, të tjerët – për arsye të ndryshme – janë si ambasadorë të Kombeve të Bashkuara.
Për shembull, njëri nga vëllezërit Boateng luan për Gjermaninë, e tjetri për Ganën. Përfaqësuesi i Algjerisë, Hassan Yebda, e kishte fituar Kampionatin botëror U17 me Francën, kurse Winston Reid luan për Zelandën e Re, ndërsa në kategorinë e të rinjve, kishte luajtur për Danimarkën. Stuart Holden ishte lindur në Skoci, ndërsa ka pasaportë të Britanisë së Madhe, por ai luan për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa, te Zvicra luajnë tre futbollistë kosovarë: Valon Behrami, Albert Bunjaku e Xherdan Shaqiri. Nëse Kosova pranohet nga FIFA, atëherë këta tre futbollistë mund të luajnë për vendin e tyre.
“Zemra ime është gjithmonë në Kosovë. Unë gjithmonë mendoj për t’i përfaqësuar ngjyrat e Kosovës. Por, aktualisht unë jam në ekipin zviceran, dhe kur luaj futboll, momentalisht mendoj për ngjyrat e Zvicrës”, kishte thënë Behrami.
Këto lëvizje nuk janë të reja në sport, posaçërisht në futboll. Joe Gaetjens, i cili shënoi golin e vetëm të SHBA-së në fitoren e paharrueshme ndaj Anglisë, në vitin 1950. Ai ishte nga Haiti. Alfredo di Stefano, njëri nga futbollistët më të mëdhenj në botë, luajti për tri përfaqësuese, Spanjën, Kolumbinë dhe Argjentinën, ku edhe ishte lindur.
Ferenc Puskas, futbollisti më i madh hungarez, i njohur si “Magical Magyars”, e përfundoi karrierën duke luajtur për Spanjën, edhe pse shumicën e karrierës së tij e shpenzoi te Hungaria.
Futbolli nuk është sikurse Olimpiada e ditëve të sotme, ku kombi është shumë i rëndësishëm. Sipas normave aktuale të FIFA-s, futbollistët me kombësi të dyfishtë janë të lirë ta ndërrojnë mjedisin në çfarëdo moshe, derisa nuk kanë luajtur një ndeshje zyrtare (për Kampionat botëror ose Evropian), ndaj ndonjë kombëtareje.
Pra, futbollistët nuk duhet të nguten, ngase vetëm disa minuta lojë me një kombëtare, në një ndeshje zyrtare, nuk ka më kthim prapa. Futbollisti i lindur në Berlin, Kevin-Prince Boateng, ishte i lirë të luajë për Ganën, sepse ai kishte luajtur vetëm për të rinjtë e Gjermanisë.
Faktet kanë treguar se disa futbollistë i shfrytëzojnë mundësitë më të mira. Kampionati botëror është kulmi për çdo futbollist, kështu që ata shfrytëzojnë mundësitë që u vijnë, për t’i zgjedhur kombëtaret që marrin pjesë në këtë kompeticion.
Federatat kombëtare gjithmonë janë të kujdesshme, kur bëhet fjalë për ndonjë futbollist të talentuar, qoftë ai i vendit të tyre apo jo. Algjeria është treguar mjaft e shkathtë, ngase, 17 nga 23 futbollistët e saj që po marrin pjesë në Afrikën e Jugut, janë lindur në Francë. Disa prej tyre luajtën për ekipin e të rinjve të Francës, por në fund vendosën t’i mbrojnë ngjyrat e vendit afrikan.
Ka arsye personale dhe të ndjenjave të zemrës, për ta zgjedhur një kombëtare. Për shembull, sulmuesi Cacau lëvizi në Gjermani nga vendlindja e tij, Brazil, për t’i ikur varfërisë. Ai vendosi të luajë për gjermanët për t’ia shpaguar vendit të tij ‘adoptimin’ që ia mundësoi atij.
Mesfushori Mesut Ozil, të cilin e lakmuan Gjermania dhe Turqia, ka thënë se zgjedhja e tij nuk kishte kurrë pyetje. Prindërit e tij janë turq, por ai ishte lindur në Gjermani dhe ka thënë se ndihet gjerman.
Ndërsa, Sebastien Bassong, i cili ishte lindur në Paris, ka luajtur për të rinjtë e Francës. Por, ai tash luan për Kamerunin. “Edhe pse jam lindur në Francë, zemra ime rrah për ‘The Lions’. Këtu nuk ka dy rrugë: unë jam kamerunas”, ka thënë ai.