E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtimi me statusin e kandidatit ne BE

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Po forcohen sinjalet se Shqiperia do te marre pergjigje negative ne lidhje me kerkesen e saj per statusin e kandidatit ne BE. Ky eshte nje deshtim i madh i kesaj qeverisjeje me efekte ne planin e brendshem dhe ate rajonal. Nga ata qe duhet ta marrin kete vendim por dhe nga ne destinataret e tij pranohet se ky vendim mbeshtetet mbi kritere politike. Per pasoje vendimi eshte kryekeput politik. Kjo e ben kete vendim dhe...

pasojat e tij me te rendesishmin ne marredheniet aktuale te Shqiperise me Bashkimin Europian. Kur ai te behet publik zyrtarisht ky element mund te neglizhohet apo relativizohet prej qeverise duke u perpjekur te justifikohet me gjykimet e vecanta te vendeve anetare por e kunderta eshte e vertete.
Kur ky vendim te behet publik ne 9 nentor me siguri qeveria do te thote se opozita ka faj ne kete deshtim vecanerisht duke i atribuar asaj kembenguljen ne hetimin e zgjedhjeve qe ka cuar ne mospjesemarrje te opozites ne reforma te ndryshme politike. Por e verteta duhet te jete krejt ndryshe.
Marrja e statusit do te ishte e mundur para se gjithash nese kjo qeveri do te leshonte ne zgjidhjen e krizes se zgjedhjeve. Por qe prej fillimit te kesaj krize qeveria praktikisht nuk ka ndryshuar asgje nga pozicioni i saj i korrikut 2009 nderkohe qe opozita ka leshuar shume. Por nuk jane vetem zgjedhjet megjithese ato jane kapaku i arte i deshtimit te Shqiperise ne kete etape te procesit te integrimit europian.
Deshtimi eventual i Shqiperise ne lidhje me kerkesen e saj per anetaresim nuk vjen ama vetem prej moszgjidhjes se krizes politike. Arsyet e tjera te refuzimit te kerkeses qe njoftohet prej Reuters lidhen jo thjesht me deshtimin e Shqiperise ne zgjidhjen e krizes politike por dhe me kapacitetet administrative te dobeta me deshtimet ne luften ndaj korrupsionit ndaj krimit etj. Ky katalog deshtimesh percaktuese per refuzimin europian duket se perfaqesojne dhe arsyet pse Qeveria e Shqiperise po hesht ne lidhje me kerkesen e saj te njoftuar me shume buje ne prag te zgjedhjeve politike te 2009-s. Kjo qeveri me heshtjen e saj po tenton te injoroje rendesine e ketij momenti duke u perpjekur per qellime propagandistike qe te lartesoje nje ngjarje tjeter - liberalizimin e vizave. Ne logjiken e qeverise e frymezuar nga qellime propagandistike liberalizimi i vizave eshte dicka qe ka efekte zgjedhore me te medha tek elektorati. Ama qeveria e PD-se po hesht per nje ngjarje qe realisht eshte e painjorueshme. Sepse dhe ajo vete ka afirmuar me force te kunderten vec nje vit e gjysme me pare duke e konsideruar aplikimin si historik ajo do te duhej te konsideronte si historik dhe pranimin e kerkeses. Nderkohe me te drejte ne duhet te pyesim po deshtimi ckarakter ka
Marrja e statusit te vendit kandidat duhet te ishte e mundur nese kjo qeveri do te kishte zhvilluar reforma ne te gjitha fushat qe shqyrtohen prej ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian. Askush prej kesaj qeverie nuk mund te thote se Bashkimi Europian i cili pergatit per cdo vit dhe nje Raport monitorimi apo progresi per cdo vend aplikant nuk i njeh mire arritjet e Shqiperise. Bashkimi Europian perfaqeson organizaten me te pranishme ne Shqiperi me qindra eksperte ne te gjitha fushat pervec qe asistohet nga misionet diplomatike te te gjithe vendeve anetare. Pra duhet thene se kjo qeveri praktikisht ka deshtuar ne reformat e veta dicka e certifikuar nga BE-ja. Kjo qeveri nuk ka bere asgje te shenueshme ne kete drejtim. Nese Shqiperia do te kishte arritje ne te gjithe drejtimet qe shqyrtohen per marrjen e statusit te kandidatit atehere ajo sdo kishte asnje problem ne liberalizimin e vizave pasi nje pjese e kerkesave jane te perbashketa.
Marrja e statusit te kandidatit ka dhe pasoja rajonale per Shqiperine sic e kemi theksuar ne artikuj te meparshem. Shqiperia do te mbetet me mbrapa Serbise Malit te Zi dhe eventualisht Maqedonise ne kete proces. Nderkohe sic eshte perpjekur te na mbushe mendjen vete qeveria ne qershor 2009 ndersa lekundej per te aplikuar qe me heret Shqiperia do te merrte kete ftese ne nentor bashke me keto vende fqinje. Por mbi te gjitha Shqiperia mbetet prapa Serbise vend qe me veton e saj do te kete mundesi te kushtezoje anetaresimin e Shqiperise. Ky avantazh strategjik i Serbise do te kete pasoja negative per shqiptaret qe do te shihen me vone.
Si e arriti Serbia kete avantazh Ketu duhet te hyjme tek nje plan tjeter diskutimi qe lidhet me pjesen tjeter te shqiptareve Kosoven. Serbia beri leshime te medha kundrejt saj duke pranuar nje rezolute te Bashkimit Europian te miratuar ne OKB nepermjet te ciles ajo e njeh indirekt pavaresine e Kosoves. Pra nese Serbia per te arritur objektivin aktual ne procesin e integrimit- statusin e kandidatit- hoqi dore nga Kosova qe e konsideronte territor te saj po qeveria e Shqiperise pse nuk hoqi dore nga pozicionet fikse thellesisht pragmatike thellesisht partiake qe lidhen me hetimin e zgjedhjeve shte ky moment qe zhvlefteson gjithe propaganden eventuale te kesaj qeverie ne lidhje me deshtimin e saj ne procesin e integrimit. Serbia konsideroi si interes kombetar marrjen e statusit te kandidatit ndersa ne jo.
Dhe nje konsiderate tjeter ne lidhje me shqiptaret si komb ne marredheniet e tyre me Evropen. Serbia do te marre statusin e kandidatit sepse pranoi rezoluten e OKB-se pergatitur prej BE-se dhe bisedimet eventuale ne pozita te barabarta me Kosoven. Po Kosova cfare fitoi Ndoshta do te ishte e udhes qe klasa politike kosovare te vendoste nje kusht te vogel qe te ulej ne bisedime te impononte hapjen e bisedimeve me BE-ne per liberalizimin e vizave me pranimin e negociatave me Serbine. Hapja e bisedimeve te Kosoves me BE-ne do te ishte nje ngushellim i vogel per kombin shqiptar ne kete kontekst rajonal qe do te krijohet ne nentor prej vendimeve te pritshme te Komisionit Europian. Shqiperia do humbe por te pakten 9 nentori te sillte nje lajm te mire per Kosoven.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›