Socialist i vertete dhe socialist i fituar
NgaAGRON DUKA
Ne kohen qe jetojmeshpesh na duket vetja sikur perdoremi nga te tjere dhe kjo ndjesi na mbush me zemerim i cili venitet deri sa shuhet fare nga hallet e perditshme te jetes. Ne vend qe te na revoltoje apo te pakten te reagojme ndaj atyre qe na perdorin i shohim e bejme sehir. Ndokush qe eshte me i ngeshem tregon ndonje anekdote per falsitetin e tyre ose rreket me...
kot te shkruaje ndonje artikull. Mu si ky qe po mundohem te bej une i cili edhe nese ka fatin te lexohet nga ndokush nuk besoj se ata per te cilet shkruhet do e prishin terezine Por do te vazhdojne te perfeksionojne punen e tyre duke luajtur fijet per te perdorur te tjeret.
E kam fjalen ketu per perdorimin e njerezve te thjeshte nga politika dhe jo per perdorimin e nje politikani nga nje tjeter Sepse kjo e fundit nuk ndodh ne asnje rast. Ata perdorin njeri- tjetrin vetem nese per momentin
kane interesa reciproke duke terezitur nevojat per njeri-tjetrin aq mire sa qe te krijohet pershtypja per nje simbioze te perjetshme e cila zgjat aq sa zgjasin interesat.
Ky fenomen eshte bere shume i dukshem Vecanerisht ne skenen politike te koheve te fundit ku lidere te partive te rendesishme ne pushtet kane gati levdata per cilindo qe eshte i gatshem te bashkohet me ta ne shtimin e radheve te tyre Levdata behet me e madhe kur i shtuari vjen nga opozita.
Une mendoj se kjo ndodh nga mungesa e numrave ne Parlament te cilet mbajne nen trysni te perhershme maxhorancen per shkak te diferences shume te vogel qe ka ajo me opoziten Tashme eshte e qarte per kedo se PD-ja u kthye ne maxhorance qeverisese fale koalicionit me LSI-ne.
Nuk marr persiper te bej analizen e koalicionit qeverises i cili erdhi si rezultat i koalicionit te PD-se nje parti e djathte me LSI-ne nje parti e majte Kjo e fundit gjate fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare mori shume vota majtas duke goditur ashper qeverisjen e deshtuar te Berishes.
Kjo analize eshte bere disa here dhe nga LSI-ja jane shqyer daullet e propagandes duke e trumbetuar si sakrifice qe nje force politike e majte e ndermerr per interesa madhore te kombit Jane numeruar si argument shmangia e krizes politike nevoja per qeverisjen e vendit integrimi evropian etj Ky kapercim i pajustifikuar ende me shume aspekte te rendesishme te qeverisjes dhe impaktit te saj tek njerezit tani nxit LSI-ne te thote se ka meriten kryesore ne heqjen e vizave per te cilen padyshim sipas meje ka edhe ajo pjesen e saj.
Por ne anen tjeter deklarimi qe me ben pershtypje keto kohet e fundit qe me krijon nje ndjesi negative e me shtyn te ndihem i perdorur madje jo vetem mua por dhe shume te tjere qofshin socialiste apo demokrate eshte ai i populluar me frazeologjine tipike cinike LSI-ja eshte e hapur per socialistet e vertete dhe kush ndihet i tille eshte i mirepritur
Kam nje pyetje sa here e degjoj Nese socialistet e vertete do ti bashkoheshin qeverise kundershtare politike po ata qe vazhdojne te jene ne opozite si do te quhen Si i kategorizoni keta socialiste qe qendrojne ne opozite me qeverine
Jam i bindur se nuk eshte marredhenia me qeverine qe te ben automatikisht te vertete Me te mirin e te gjitheve Modelin apo shembullin per tu ndjekur Nuk perceptohet kollaj per kedo qofte fakti qe nje socialist qenkesh i vertete nese i bashkohesh koalicionit qeverises ne krye te te cilit per shume vjet e ne formate te ndryshem qendron Sali Berisha.
Mendoj se eshte me arsyeshme te thuash Une vura disa kushte ato nuk u realizuan dhe une bera zgjedhjen time ika Per mua eshte e lehte te besohet qe nje parti e ka te veshtire te plotesoje kushtet e nje individi sado i rendesishem qofte dhe pavaresisht mandatit qe ai mban. Nese do te ndodhte nje gje e tille kjo parti nuk mund te ekzistoje me ne baze rregullash te gjithepranuara shte normale qe cdo anetar i nje bashkimi politik e shoqeror te mund te ngreje probleme te cilat e shqetesojne. Kjo vlen per te gjithe anetare apo drejtues Rregulli i gjithepranuar prishet kur individi i ve kushte komunitetit shoqeror ku ai ben pjese
Sido qe te ndodhe cdo veprim i ndermarre nuk justifikon deklaratat glorifikuese por te njeanshme qe e pasojne. Une mendoj se pavaresisht nevojave per konsolidim te forcave te ndryshme politike nuk justifikohet vetemburrja pa sens per te shtuarin dhe ofendimi per cilindo te ndryshem nga ai Vecanerisht duke thene Ai qe vjen me mua eshte I vertete ai qe nuk vjen eshte I pavertete.
Te tilla deklarime po i degjojme edhe me shpesh ne kete stine te veshtire Forca te ndryshme politike i amplifikojne fort aq sa ti servirin si lajme kryesore politike te nje rendesie te vecante Ajo qe i pason eshte e turpshme ama Sapo realizohet qellimi per te cilin behen nuk zihen me me goje Harrohen Te glorifikuarit zbresin ne toke behen te zakonshem Ndersa palet ne bashkepunim plotesojne interesat e tyre te momentit ka ndonje syresh qe kenaqet edhe me premtime te perspektives por vetem me kujdesin e madh per te kopsitur kontraten me ustallek ne menyre qe per cdo te papritur te mos i shkoje mundi dem.
Une nuk mendoj qe kjo praktike politike duke joshur individe te ndryshem me premtime te cilat per ata qe jane ne pushtet jane me lehte te mbahen eshte afatgjate Perkundrazi kjo eshte nje zgjidhje e momentit qe ne te ardhmen e afert ka shume kosto. Kosto e cila do te konvertohet ne vota kunder Ketu nuk e kam fjalen vetem per shembullin qe mora por per kedo qe mendon se keshtu eshte i fituar.
Fitorja sic e shoh une nuk vjen si rezultat i nominimit sipas rastit ne te vertete e ne te pavertete por nga besimi qe krijohet ne popull per forcen politike qe deshiron ta udheheqe Ajo duhet te beje minimumin te mos e quaje te rendesishem elektoratin vetem ne fushata elektorale por ta konsideroje te tille ne vazhdimesi Elektorati qofte ai i majte apo i djathte duhet vleresuar si i vertete Edhe nese ngaterrohen krahet kete nuk e ben elektorati por politikanet