Dështojnë afatet për kthimin e pronave
28/02/2005 Komiteti Shtetëror, do të kërkojë rishikimin e neneve që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit
Deri në 15 mars duhet të rishqyrtohen vendimet e komisioneve të mëparshme
Zbatimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave është vënë sërisht në pikëpyetje, nga fakti se afatet e përcaktuara në ligj për zbatimin e tij po përfundojnë. Kështu në datën 15 mars do të përfundojë afati i përcaktuar për shqyrtimin e ankesave në lidhje me vendimet e padrejta, që mund të jenë marrë nga komisionet e vitit 1993 deri në vitin 2000. Sipas ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, deri në datën 15 mars, duhet të ketë përfunduar shqyrtimi i ankesave prej Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndërsa deri më tani nuk ka nisur verifikimi i asnjë vendimi që është marrë më parë. Kjo ka sjellë dhe një konfuzion mbi çështjen e konsideruar më të rëndësishme prej Bashkimit Evropian. Por duket se nuk është vetëm kjo çështje që ka vënë në pikëpyetje zbatimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Rreth tre javë më parë Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përfunduar miratimin e anëtarëvre të komisioneve vendore. Por puna për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve nuk ka nisur ende. Kjo dhe nga fakti se komisionet vendore nuk kanë asnjë mundësi që të marrin vendime. Shkak është bërë mungesa e çmimeve me të cilat do të veprojnë komisionet vendore në marrjen e vendimeve të tyre. Prej një jave në Kuvendin e Shqipërisë është paraqitur "Metodika" e vendosjes së çmimeve të tokës. Ndaj pa përfunduar shqyrtimi prej Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të ketë një nisje nga puna. Vonesat e Kuvendit sjellin pasoja dhe më të mëdha në zbatimin e ligjit për Kthimin dhe Kompensimit të Pronave. Sipas ligjit, deri në fillim të muajit shtator, ish-pronarët duhet të paraqesin kërkesat e tyre mbi pretendimet që kanë. Duke parë se deri më tani procesi i kërkuar nga ligji nuk ka nisur ende, ish-pronarët kanë afat dhe gjashtë muaj për të kërkuar të drejtën e tyre. Por ky afat është në varësi të reagimit të Kuvendit që duhet të miratojë metodikën. Sipas ligjit, pas këtij afati gjithçka do të cilësohet e mbyllur. Përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se afatet nuk janë shkelur vetëm për këto pika, pasi nga qeveria ende nuk janë miratuar aktet nënligjore për zbatimin e ligjit në tërësi si dhe për vendosjen e çmimeve të reja për qiratë e banesave. Duket se këto kanë qenë dhe shkaqet pse përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian i kanë tërhequr vëmendjen Shqipërisë, duke paralajmëruar një tjetër raport kritik.
Reagimi
Zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë duket se është paraqitja e një kërkese për rishikimin e afateve të vendosura në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Burimet në Komitetin Shtetëror kanë bërë të ditur se është duke u përgatitur një amendament që do të kërkojë rregullimin e këtyre pikave. Ndërsa do ti takojë vetëm parlamentit për të vendosur sa më shpejt rregullimin e çështjes së pronave. Sipas vendimit të Konferencës së kryetarëve, "Metodika" e vendosjes së çmimeve duhet të kishte nisur të diskutohej. Por deri më tani nuk është realizuar një gjë e tillë. Duket se vetëm reagimi i Komitetit të Kthimit të Pronave do të ndërgjegjësojë deputetët për skadimin e afateve të miratuara prej tyre.
Reinhard Priebe tërhoqi vëmendjen katër ditë më parë
Pesë ditë më parë kryenegociatori i Bashkimit Evropian Reinhard Priebe, ka tërhequr vëmendjen duke shtuar se "na vjen keq që qeveria shqiptare nuk ka filluar të zbatojë asgjë nga ligji të miratuar për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilin i keni miratuar vetë". Në këtë mënyrë, ai ka lënë të nënkuptuar se përfaqësuesit e qeverisë shqiptare nuk kanë marrë hapat e duhur për ligjin e konsideruar nga më të rëndësishmit për Shqipërinë. "Institucionet shtetërore duhet të fillojnë zbatimin e legjislacionit aktual për çështjen e pronave dhe zbatimi i këtij legjislacioni është një çështje tejet delikate", është shprehur Priebe. Ndërsa, duke e konsideruar të paplotësuar këtë pikë të reformave në Shqipëri, Priebe ka deklaruar se kjo çështje do të ridiskutohet në negociatat e ardhshme. Duket se kjo do të përbëjë një tjetër pikë negative për Shqipërinë në raportin e BE-së. Burimet kanë deklaruar se kryenegociatori është shprehur dhe më i ashpër në takimet me përfaqësuesit e Shqipërisë. Megjithatë, gjatë konferencës së dhënë për shtypin, Priebe ka përshëndetur Metodikën e hartuar nga Komitetit Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për vendosjen e çmimeve të tokës. Në këtë mënyrë është lënë e nënkuptuar se tashmë janë deputetët, ata që duhet të vendosin përfundimisht mbi ecurinë e kësaj pike tepër delikate. Gjatë konferencës së dhënë për shtypin, përfaqësuesit e BE-së kanë përgëzuar për konsensusin, që është arritur për të krijuar këtë komitet me përfaqësues të opozitës si dhe organizimi që është bërë për Komitetet Vendore për zbatimin e ligjit.