E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shiu shemb sërish aksin Elbasan – Librazhd

28/02/2005  Përmbyten edhe shtëpi

ELBASAN - Reshjet kanë përkeqësuar qarkullimin rrugor, ndërsa si pasojë e tyre, sërish ka pasur rrëshqitje në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në afërsi të Malit të Murrashit. Gjatë orëve të para të ditës së djeshme, ka patur shkëputje të dherave dhe gurëve duke bllokuar për disa orë qarkullimin e automjeteve në këtë aks, i cili rishfaqet mjaft problematik.

Mungesa e një rrjete mbrojtëse, sipas specialistëve të rrugëve, bën që kjo pjesë të ketë gjithmonë rrëshqitje për shkak të përbërjes së gurëve, të cilët copëtohen sa herë që lagështira është e madhe.

Mjetet e rënda që kanë mbërritur dje në vendin e bllokuar nga rrëshkitja e dherave, brenda një kohe të shkurtër kanë mundur të largojnë gurët dhe dherat, duke bërë kështu të kalueshme e pa probleme, këtë pjesë të rrugës.

Shirat e shumtë të rënë orët e fundit në zonën e Elbasanit, kanë sjellë përmbytjen edhe të disa shtëpive në periferi të qytetit të Elbasanit. Buzë përrenjve të Zaranikës dhe të Manazderes, rreth 20 familje, kanë njoftuar se shtëpitë e tyre janë përbmytur nga prurjet e shumta të përrenjve. Gjithashtu për shkak të prurjeve të ngurta të këtyre përrenjve, është përkeqësuar situata në trasetë mbrojtëse, të cilat janë dëmtuar plotësisht, përgjatë rrjedhës, në dy anët e qytetit të Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›