Shembet shtëpia muze, 100 vjeçare
28/02/2005 Në qiell të hapur 3 familje dhe 16 banorë
KORÇË - Shëmbet një shtëpi karakteristike në qytetin e Korçës, si rrjedhojë e rreshjeve të shumta të dëborës, të rëna kohët e fundit. Kjo shtëpi gati 100 vjeçare, ndodhet tek pazari i veshmbathjeve tek vendi i quajtur “Hani i vjetër”. Shembja duket se ka ardhur gradualisht, pasi muret dhe çatia e shtëpisë dykatëshe, ishin të kalbura prej kohësh. Sipër çatisë prej druri dëbora ende nuk kishte shkrirë, gjë e cila ka sjellë edhe rrëzimin e saj. Në këtë shtëpi jetojnë 3 familje me gati 16 anëtarë, asnjë prej të cilëve, fatmirësisht, nuk ka pësuar ndonjë lloj dëmtimi serioz. Këto 3 familje ishin të shpërndara nëpër 5 dhomat e kësaj banese tashmë të vjetëruar. Janë dëmtuar përfundimisht 2 dhoma, në të cilat jetonte familja Sefa, ndërkohë që 3 të tjerat, janë në rrëzim e sipër. Vetë këto familje tregojnë se shtëpia është kaq e vjetër, sa ç’ka jashtë bie dhe brenda. Kjo shtëpi banohet vetëm në katin e dytë të saj dhe kudo mund të shikoje vetëm govata që prisnin pikat e ujit që binin nga tavani. Dje, këto familje i janë drejtuar për ndihmë edhe bashkisë së qytetit, nga e cila nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive. jemi të detyruar të rrimë këtu shprehen banorët pasi nuk kemi vend tjetër për të shkuar, edhe pse kemi frikë. Këto familje jetojnë këtu që prej 20 vjetësh dhe në të, nuk është vënë dorë asnjëherë për ta rregulluar, por, e njëta gjë është bërë dhe nga strukturat shtetërore, të cilat e kishin harruar këtë pjesë muzeale, e cila ishte e marrë në ruajtje.