E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuri Zane, “Medalje e Artë e Shqiponjës”

28/02/2005  Presidenti Moisiu, vlerësim për figurat e komunitetit çam

ELBASAN - Ka qënë një surprizë për komunitetin çam, dekorata e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, për Nuri Zanen, një prej emrave që ka lënë gjurmë të thella në historinë e figurave të këtij komuniteti, që kontribuan për shqiptarizmin, por që u trajtuan sikur të mos ekzistonin, nga regjimi komunist.

Familja, Shoqëria Atdhetare “Çamëria”, për më tepër vetë komuniteti i Elbasanit, e mirëpritën këtë dekorim. Dekorimi me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, përcolli një mesazh të fortë, jo vetmë për komunitetin çam. Hapin e hodhi Presidenti Moisiu, i cili gjatë vizitës së parë në Elbasan, i dha dekoratën familjarëve të Nuri Zanes, pas vdekjes, për kontributin e tij gjatë luftës nazifashiste, duke qënë edhe një prej të internuarve në kampet famëkeqe të nazizmit, në Gjermani.

Kryetari i Shoqërisë Atdhetare Politike “Çamëria”, Ardian Tana, ka falenderuar me anë të një deklarate, Presidentin, për këtë dekoratë e cila përkthehet edhe si një vlerësim për komunitetin çam në Elbasan.

“Tashmë duket se po fryn një erë tjetër, është shprehur ai duke theksuar se kemi të drejtë të vlerësohemi dhe të jemi një pjesë e rëndësishme për të shkuar drejt zgjidhjes së çështjes çame. E kemi marrë mesazhin e trasmetuar nga presidenti gjatë këtij dekorimi dhe jemi mjaf të kënaqur për këtë nderim të bërë nga Presidenti. Gjithashtu, edhe komuniteti i Elbasanit ka vlerësuar figurat çame, të cilat kanë dhënë një kontribut në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe në atdhetarizmin e trasmetuar brez pas brezi. Duke mbrojtur një të drejtë legjitime për tu rikthyer në trojet dhe pronat tona, gjtihashtu, duhet të kemi edhe mbrojtjen e hapësirave politike shqiptare, për tu përballur me atë që ligjërisht na takon”, u shpreh Tana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›