Deshtojne bisedimet Bogdanovic Ky eshte mesazh i keq

Këshilli i ashtuquajtur i komunave serbe në veri ka dështuar në marrjen e vendimit për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri, të cilat që nga 25 korriku vazhdojnë të jenë të bllokuara. Mbledhja e këtij këshilli ka nisur në 12 e 45 minuta dhe ka përfunduar pas 10 minutash, pasi në të nuk kanë marrë pjesë delegatët e komunës paralele të Zubin Potokut, të cilët duket se qëllimisht kanë bojkotuar takimin.
Kryetari i komunës paralele të Zveçanit, Slavisa Ristiç ka thënë pas takimit se për marrëveshjen e KFOR-it duhet të deklarohet Kuvendi i Serbisë dhe jo komunat serbe. Sipas mediave serbe kanë qenë delegatë që vijnë nga partia serbe opozitare e ish kryeministrit Vojisllav Koshtunica, ata që kanë dështuar në marrjen e vendimit, pasi kanë bojkotuar takimin.
Beogradi zyrtar ka reaguar përmes ministrit për Kosovën, Goran Bogdanoviq i cili ka thënë se dështimi i këtij takimi është një mesazh i keq, ndërsa ka shtuar se marrëveshja e arritur me KFOR-in duhet të zbatohet gradualisht.
Ndërsa shefi i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Branislav Stefanoviç dështimin e takimit është munduar ta arsyetojë me mungesën e kushteve për ta mbajtur atë në objektin e shkollës së Lartë ekonomike në Leposaviç.
Serbët e veriut dukej sikur ishin pajtuar për heqjen e barrikadave pas takimit që zhvilluan gjatë vikendit me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç në Beograd. Përfaqësuesit e serbëve deklaruan pas takimit se të martën do të takohet Këshilli i ashtuquajtur i komunave serbe për të diskutuar për marrëveshjen e arritur, por skenari dështoi dhe zbatimi i marrëveshjes me KFOR-in mbeti pezull.
Javën e kaluar KFOR-i arriti një marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë për gjendjen e krijuar në veri pas 25 korrikut, ditën kur njësia speciale e Kosovës ndërmori aksionin për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare.
Qeveria e Kosovës u pajtua për zbatimin e saj, ndërsa edhe përfaqësuesit e Serbisë dhanë pëlqimin e tyre për këtë marrëveshje, pika e parë e së cilës kërkon heqjen e barrikadave nga rrugët që çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31, por e cila dështoi sot që të realizohet.
Sipas marrëveshje së arritur, me të cilën nuk janë pajtuar serbët radikal në veri, pikat kufitare në Jarinë dhe Bërnjak mbeten zona të kufizuara ushtarake, ku kontrollin e plotë e ka vetëm KFOR-i.
Bul Salihu