Koreja e Veriut qellon drejt Jugut

Koreja e Veriut qëlloi me artileri në drejtim të ishullit Yeonpyeong, në kuadër të një stërvitje, pranë kufirit të trazuar, detar, duke rikthyer tensionet mes Veriut dhe Jugut, në Korenë e ndarë.
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, i Koresë së Jugut, tha se predhat ranë në ujërat buzë ishullit Yeonpyeong.
Marina e Koresë së Jugut i është kundërpërgjigjur sulmeve, bëjnë të ditur të njëjëtat burime .
"Pas një heshtjeje të gjatë, Korea e Veriut qëlloi sërish me artileri." tha agjencia e lajmeve, Yonhap, duke shtuar se sulmi filloi rreth orës 2 e Jugu u kundërpërgjegj më tre raunde zjarri.
Yonhap citoi një zyrtar ushtarak të ketë thënë se tre të shtëna u dëgjuan, dhe një predhë ra pranë kufirit, të kontestuar, detar.
Çështja e kufijve të diskutueshëm midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut ka qenë skenë e disa përleshjeve vdekjeprurëse në vitet e fundit. Nëntorin e kaluar, Koreja e Veriut ka qëlluar me granada Jeonpjeongun, duke vrarë katër persona.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 10 gusht 2011 )