Dështojnë investimet e huaja, ndryshon buxheti
Buxheti suplementar që qeveria ka premtuar se do të paraqesë në korrik nuk do të sjellë asnjë përfitim shtesë për ekonominë, si në rritjen e investimeve publike, ashtu edhe në uljen e deficitit të lartë buxhetor. Gangrena e hershme e Shqipërisë, paaftësia për të thithur financimet e huaja e ka detyruar qeverinë që për këtë vit, të përdorë të gjithë buxhetin shtesë për zëvendësimin e kredive të munguara nga jashtë. Më shumë se 12 miliardë lekë të buxhetit suplementar do të përdoren për të financuar investimet, që në fillim të vitit ishin parashikuar për t‘u financuar me burime nga jashtë, për të cilat qeveria duket se është bindur tashmë që nuk mund t‘i marrë dot më nga donatorët. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, bëri të ditur për gazetën "Shqip" se buxheti shtesë që qeveria do të prezantojë në mes të vitit do të jetë 15 miliardë lekë. "Më shumë se 90 për qind e tyre do të shkojnë për investime publike, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për politika të tjera të qeverisë", thotë Shehu. Investimet në infrastrukturë do të përfitojnë nga buxheti shtesë 12 miliardë lekë. Por në total shifra e investimeve mbetet e pandryshuar atë////////////// që ishte parashikuar në fillim të vitit. Një numër shumë i madh projektesh të parashikuara për t‘u financuar me fonde të huaja vazhdojnë të mbeten në pritje të disbursimve. Qeveria disa herë ka deklaruar se e ka të vështirë të thithë fondet e donatorëve, për shkak të procedurave të rënduara burokratike që kanë këto institucione. Ndaj kjo lëvizje e fundit në buxhet zyrtarizon faktin se qeveria i ka humbur 12 miliardë lekë të parashikuara për t‘u marrë nga donatorët për këtë vit.
Investimet
Investimet publike ose shpenzimet kapitale siç njihen ndryshe, në buxhetin e shtetit për këtë vit janë parashikuar në masën 105.6 miliardë lekë. Nga këto ishin parashikuar për t‘u financuar me burime të brendshme, 38.8 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër prej 66.7 miliardësh do të financohej me kredi të buta dhe tregtare. Me buxhetin shtesë, raporti i financimit të investimeve publike ndryshon përkatësisht në 50 miliardë lekë me burime të brendshme dhe 55 miliardë me kredi. Shifra prej 105.6 miliardë lekësh është më e madhja e të gjitha kohërave, që një qeveri shqiptare guxon t‘i adresojë për investime publike.
Investimet e huaja
Qeveria ka mundur të realizojë vetëm 12 për qind nga investimet me fonde të huaja, përkatësisht vetëm 800 milionë lekë nga 6.58 miliardë të parashikuara për tremujorin e parë. Vitin e kaluar, për tremujorin e parë, investimet me fondet e huaja ishin realizuar 15 për qind. Është pikërisht ky zë që i mban peng investimet publike në vend, pasi projektet me fonde të brendshme janë realizuar për këtë vit në masën 102.9 për qind. Në total, qeveria ka parashikuar që për 2008-n të realizojë 105.58 miliardë lekë investime, duke arritur të realizojë për tremujorin vetëm 5.1 miliardë lekë ose 4.91 për qind. Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, ishin realizuar 8.23 për qind e totalit të investimeve publike.
Deficiti
Në fakt, rritja e fortë e investimeve publike shkaktoi kërcimin e deficitit buxhetor në 7.9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Në fillim u duk se Fondi Monetar Ndërkombëtar ra dakord me këtë nivel deficiti, por kriza që ka mbërthyer ekonominë globale duket se ia ka ndryshuar qëndrimin. Pak ditë më parë, Gerwin Bell, shefi i misionit për Shqipërinë, kërkoi mbajtjen e deficitit në nivelin 5.2 për qind. Njëra prej rrugëve për uljen e deficitit ishte ajo e tejkalimit të të ardhurave. Por qeveria duket se nuk ka ndërmend që të ardhurat shtesë t‘i përdorë për këtë, pasi me to është duke zëvendësuar kreditë e huaja. Për rrjedhojë, në total deficiti mbetet i pandryshuar nga kjo manovër, ndërkohë që rruga e vetme tashmë për ta ulur atë mbetet ajo e shkurtimit të shpenzimeve. FMN-ja rekomandoi braktisjen e investimeve të vështira për t‘u realizuar.