Reforma, mijëra mësues ndryshojnë vendin e punës
Vendi i punës për një mësues tani është më i diskutueshëm se asnjëherë. Këtë shtator ndryshon sistemi i shkollimit në vendin tonë. Arsimi i detyruar bëhet 9-vjeçar dhe ai i mesëm trevjeçar. Në shtator asnjë nxënës i ri nuk shkon në gjimnaze, pasi ata që mbarojnë të tetën hidhen në të nëntën. Ndërsa shkollave të mesme iu hiqet në brez, atyre 9-vjeçare iu shtohet, sepse fillojnë mësimin nxënësit e klasave të para fillore. I gjithë ky ndryshim do të shoqërohet edhe me ndryshim te mësimdhënësit.
Një pjesë e mirë e mësuesve të gjimnazeve kalojnë në shkollat 9-vjeçare. Ndërkohë parashikohet të punësohen afro 300 mësues të rinj që do të japin mësim në klasat e para. Reforma shoqërohet edhe me shkarkime. Më të rrezikuarit janë mësuesit pa arsim përkatës.
Sistemin e ri të shkollimit e ka sqaruar për "Shqip" specialisti i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Bezati. Sipas tij janë ngritur grupet e punës që po hartojnë organikat e reja për arsimtarët. "Mësuesit që duhet të merrnin vitet e para të gjimnazeve do të kalojnë si mësues të shkollave 9-vjeçare", u shpreh ai. Duke shtuar se ky kontingjent iu rrezikon vendin e punës atyre mësuesve që japin aktualisht në arsimin 9-vjeçar, por që nuk kanë arsimin përkatës. "Gjithë mësuesit me shkollë të mesme dhe të gjithë ata që kanë diplomë universitare, por jo për mësuesi, kanë riskun më të madh për t‘u larguar", u shpreh ai.
Janë drejtorët e drejtorive arsimore të çdo rrethi që do të kryejnë këtë reformë, që pa frikë mund të quhet më e madhja e viteve të fundit në arsim. Për sa i përket spostimit të atyre që punojnë në gjimnaze në shkollat 9-vjeçare, Bezati sqaroi se "mësuesit e diplomuar në Universitetin e Tiranës kanë probabilitet më të lartë për të qëndruar si mësues të gjimnazeve, ndërsa ata që kanë mbaruar në Shkodër, Gjirokastër, etj., kalojnë në arsimin 9-vjeçar". Gjithsesi drejtorët e arsimit do të shohin edhe kritere të tjera, siç është vjetërsia në punë, kualifikimi sipas shkallëve etj. Ndërkohë që diskutohen vendet e punës për ata të 9-vjeçares, mësuesit e fillores janë më të sigurt. Në këtë sistem çelen vende pune.
Sipas sistemit të ri, klasa e parë deri në të pestën është arsim fillor dhe japin mësim mësues të këtij sistemi. Kështu që për klasat e para pritet të punësohen mësues të rinj, ndërsa ata që kanë aktualisht klasat e katërta do të marrin të pestat. "Nuk përjashtohen rastet kur largohen mësues pa arsim edhe në këtë sistem, pasi mund të zëvendësohen me mësues të sistemit 9-vjeçar që janë me të lartën", tha Bezati. Sipas tij nuk ka rregulla totalisht të përcaktuara për këtë reformë, por janë drejtorët e arsimit ata që do t‘i vlerësojnë rastet një nga një. Pra janë ata "të plotfuqishmit" në emërimet dhe shkarkimet e arsimtarëve në Tiranë dhe rrethe.
Në shkollat e mesme të qyteteve të mëdha mësuesit do të rregullohen brenda për brenda, pasi shumë klasa janë të mbingarkuara me nxënës dhe do të ndalen. Pra do të ketë më shumë paralele në vitet e dyta, treta dhe të katërta. Ndërsa në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale që kanë normal numrin e nxënësve mbeten pa klasa mësuesit që japin në vitet e katërta. Kjo pasi ata nuk mund të marrin vite të para këtë vit. Pritet që kjo kategori të sistemohet në arsimin 9-vjeçar. Ndërkohë nga ky arsim dalin qindra pa punë. Seleksionimi i mësuesve të shkollave 9-vjeçare në të gjithë vendin bëhet nga drejtoria arsimore përkatëse. Emërimet dhe shkarkimet po diskutohen që tani. Ndërkohë që finalizohen në shtator në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.