Shëndeti Publik: Shqiptarët hanë më shumë bukë
Shqiptarët hanë shumë bukë, konsumojnë pak fruta, zarzavate dhe parapëlqejnë më shumë të gatuajnë mishin. Konsumojmë pak karbohidrate, gatuajnë me yndyrë, ndërsa familjet e varfra ushqehen me produkte me vlera të ulëta ushqyese. Të gjitha këto përfundime janë dhënë në një nga analizat e Drejtorisë së Shëndetit Publik, duke referuar edhe shifrat e Ministrisë së Bujqësisë për sasinë dhe cilësinë e konsumit në familjet shqiptare.
Sipas këtij studimi, dieta e shqiptarëve ka si bazë drithërat e përfaqësuar nga buka. Konsumi i bukës është ndër më të lartët e krahasuar me vendet evropiane, duke sjellë në racionin ditor rreth 2/3 e energjisë së përgjithshme dhe proteinave. Patatet, fasulet, orizi, patëllxhanët, domatet dhe qepët janë shumë të përdorshme, ndërkohë që sallatat jeshile dhe frutat më pak të përdorshme.
"Nga produktet e qumështit, krahas djathit, në të gjitha zonat përdoret gjiza, që shpesh konsumohet me bukë. Kosi është gjithashtu i konsumueshëm. Pjesa më e madhe e fëmijëve konsumojnë qumështin, ndërkohë që peshku përdoret rrallë", referon studimi i Ministrisë së Bujqësisë. Sipas analizës së konsumit familjar, rezulton se shumë produkte ushqimore gatuhen të skuqura, zakonisht në vaj luledielli. Pjesa më e madhe e familjeve të varfra konsumojnë gjysmën e produkteve ushqimore që konsumojnë familjet e mesme, bëhet fjalë për mishin, qumështin, kosin, patatet, perimet. Në të tilla raste, familjet e varfra e modifikojnë dietën e tyre duke konsumuar ushqime më pak të kushtueshme dhe me vlera të ulëta ushqyese. Në zonat urbane gjenden në treg ushqime me vlera të plota ushqyese, por çmimet e tyre janë shumë të larta në disa raste. Prandaj, sipas Bujqësisë, ushqimet me vlera ushqyese mungojnë në racionin ushqimor të pjesës më të madhe të shqiptarëve. "Si rezultat i çmimeve dhe sezonalitetit të produkteve ushqimore, dieta tenton të bëhet monotone, kryesisht te familjet e varfra", shpjegojnë specialistët e Shëndetit Publik. Duke mbledhur të gjitha sasitë e mishit, mishi i viçit, i derrit, i pulës, produktet e tjera të mishit, rezulton se gjatë një viti secili prej nesh konsumon nga 65 kg deri në 100 kg mish në vit. Rekomandimet distike të Institutit kombëtar Italian të Kërkimit për Ushqimet dhe Ushqyerjen rekomandojnë se duhet të konsumojmë më shumë zarzavate, fruta dhe perime. Këshillohet kufizim i yndyrave, i kripës, i ëmbëlsirave, pijeve alkoolike, duhanit.
Tabelë
Rekomandime të Shëndetit Publik
Kontrollo peshën dhe rri gjithmonë aktiv
Më shumë drithëra, zarzavate, perime, fruta
Yndyrat? Zgjidh cilësinë dhe kufizo sasinë
Sheqernat, ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbëltuara në mënyrë të kufizuar
Pi çdo ditë ujë në sasi të bollshme
Kripë, më mirë pak
Ndrysho shpesh zgjedhjet e tua në tavolinë
Pijet alkoolike? Nëse po, në mënyrë të kufizuar
Siguria e ushqimeve varet edhe nga ty