Deshtojne investimet publike, 50% realizimi ne terren
Realizimi i investimeve publike eshte me i ulet nga sa eshte paraqitur. Projektet deri ne keto momente nuk e kalon gjysmen e realizimeve
Erald Kapri
Investimet publike, kundrejt deklaratave te Ministrise se Financave apo te Transporteve, nuk ka kaluar realizimin faktik ne terren me shume se 50 per qind, duke qene larg programimit qeveritar. Ndonese deklaratat publike te ministrive flasin per nje realizimi midis shifres prej 90 perqindesh, burime prane Ministrise se Financave bejne te ditur se realizimi i investimeve per qellime publike si rruge, shkolla, spitale, ujesjelles etj., nuk kalon gjysmen e planifikimit. Nderkohe, Ministria e Transporteve, e cila ka pjesen me te madhe te ketyre investimeve, ka deklaruar shifren e 80 perqindeshit per realizimin e rrugeve, ku eshte perqendruar pjesa me e madhe e fondeve. Por burime prane kesaj ministrie pohojne te kunderten. Shifrat e financimit per kete vit ishin planifikuar rreth 69.3 miliarde leke per investime publike, ose dyfish me shume se viti 2006. Por ashtu si viti i meparshem, shpenzimi i parave ka qene i pamundur. Ministria e Financave theksoi se kapacitetet jane te ketij niveli dhe nuk mund te realizohen me shume. Ndonese kjo ministri nuk ka financuar qe nga tetori asnje projekt, perseri realizimi i shpenzimeve ka qene i ulet me programimin. Ne krahasimi me vitet e kaluara, investimet reale jane me te larta, por mbledhja e parave ne buxhet nuk eshte shoqeruar me qellimin e tyre, shpenzimin ne terren. Pergjegjesia ne lidhje me mungesen e realizimit te investimeve nuk merret drejtperdrejt nga asnje ministri. Ministria e Financave shprehet se fondet jane te gatshme, por mungojne kapacitetet, nderkohe edhe ministrite e linjes nuk jane impenjuar ne lidhje me realizimin e tyre. Shpenzimet e tjera si shpenzimet operative, pagat, pensionet etj., kane nje realizim shume te mire, pasi nuk ka punonjes qe mund te refuzoje pagen apo shperblimet apo sherbime te tjera.
Investimet ne teresi
Totali i shpenzimeve per vitin 2007 parashikohet te jete afro 298 miliarde leke, nga te cilat 221 miliarde planifikohet te jene shpenzime korente. Pjesa tjeter prej 7.2 miliardesh eshte fondi rezerve i qeverise dhe kontigjenca. Investimet publike parashikoheshin me nje plan prej 69.3 miliarde leke. Ne shpenzimet operative perfshihen 60.8 miliarde leke, qe jane shpenzuar per pagat dhe sigurimet e punonjesve te administrates shteterore te te gjithe niveleve. Ne shifra shume te larta, shteti ka vazhduar subvencionimin e skemave te sigurimeve, per te cilat ne vitin 2007 eshte parapare nje financim prej afersisht 64 miliarde lekesh. Subvencionimet kane qene te shumta. Jane 14 miliarde leke te tjere qe jane ndare, perkatesisht 1 miliard per pagesen e papunesise, 10 miliarde per ndihmen ekonomike, 400 milione per te perndjekurit, 2 miliarde per skemen e kompensimit te energjise elektrike dhe 500 milione te ndara per kompensimin e ish-pronareve. Afersisht 12 miliarde leke te tjere eshte vlera e grandit qe pushteti qendror qe eshte destinuar per pushtetin lokal.
Perqendrimet
Investimet publike per kete vit kishin nje shifer rekord dhe e tille do te jete edhe per 2008-n, ku jane planifikuar 104 miliarde leke investime publike, ose 10 per qind ne raport me GDP-ne, nga 7 per qind qe ishte per 2007-n. Kete vit filloi edhe rruga Durres-Kukes, e cila ne teresi qe nga muaji gusht merr rreth 20 milione euro ne muaj shpenzime. Financime jane parashikuar per superstraden Gjirokaster-Tepelene, Dhermi-Sarande, Korçe-Qafe-Plloçe, ndersa mbetet per t'i dhene rruge aksit rrugor Levan-Tepelene. Nderkohe qe pjese e rendesishme jane edhe studimet per rruge te tjera. Ende nuk eshte bere i ditur studimi per aksin qendror te Jugut nga kompania gjermane, studim i cili shkurton distancen. Gjate ketij viti ishte parashikuar financimi i projektit te rruges se Arbrit, projekti i rruges Kardhice-Sarande etj.
17 Dhjetor 2007