E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjunjezohen Tatimet, minus 4 milione dollare per muajin nentor

Thellohet mosrealizimi i te ardhurave ne buxhet. Mosrealizimi i investimeve publike dhe KESH-i jane shkaqet kryesore te mosrealizimeve
Erald Kapri

Plani tatimor i muajit nentor ka nje mungese prej 4 milione dollaresh ne krahasim me ate qe ishte planifikuar per t’u derdhur ne buxhet. Gjate muajit nentor jane mbledhur rreth 11.2 miliarde leke, nderkohe qe plani ishte 11.6 miliarde leke. Arsyeja kryesore e ketyre mungesave, sipas eksperteve, jane mungesat e KESH-it qe jep si korporata me e madhe ne vend, por edhe mungesa e realizimit te investimeve publike. Sipas eksperteve, ne rast se investimet publike do te realizoheshin, plani tatimor do te dilte me plus, pra do te mblidheshin me shume te ardhura. Mbledhja e zerave kryesore ka deshtuar kryesisht ne taksat kryesore. Tatimi mbi Vleren e Shtuar ose TVSH-ja eshte mbledhur 3 per qind me pak se planifikimi. Kjo situate ka veshtiresuar punen e tatimeve per shkak se kane nje plan me te larte se ne vitet e kaluara, por qe nuk mundin te mbledhin te ardhurat e planifikuara. Nga ana tjeter, kritikat nuk perjashtojne edhe punen e administrates tatimore, e cila nuk eshte ne lartesine e duhur.
Situata financiare
Te dhena zyrtare nga Ministria e Financave shprehen per gazeten “Albania” se gjate periudhes se 11 muajve te pare plani i realizimit te te ardhurave nga sistemi tatimor eshte ne masen e 95 perqindeshit. Kjo grope ne financat publike qe ka ardhur nga mosrealizimi i planit, nxjerr ne pah problemet ne kete sistem, i cili nuk arrin te perballoje ngarkesat e reja te shtimit te planeve. Periudha njembedhjetemujore e ketij viti ka pasur si objektiv qe te mbledhe 116.3 miliarde leke, por ne fakt jane mbledhur vetem 11 miliarde. Bilanci zyrtar tregon se asnje takse nuk eshte mbledhur sa parashikimi, duke perjashtuar vetem tatimin mbi te ardhurat personale, e cila ka ardhur si rezultat i takses se sheshte. Ne teresi mungojne rreth 70 milione dollare ne buxhetin e shtetit, te cilat ishin planifikuar, por qe nuk u arriten te mblidhen. Taksa e te Ardhurave Personale eshte realizuar me sukses, por kjo jo si shkak i miradministrimit, por si rezultat i Takses se Sheshte qe preku edhe kete takse qe nga korriku. Pagat e uleta dhe te mesme paguajne me shume se me pare, duke sjelle ndjeshem para ne buxhet. Nga ana tjeter, pagat e larta kane nje tatim me te paket. Taksat me te rendesishme dhe me peshen me te madhe ne mosrealizimin e te ardhurave jane tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi te ardhurat personale, te cilat se bashku zene me pak se gjysmen e mosrealizimit total per dhjete muaj. Pjesen tjeter thuajse e ze mosrealizimi ne mbledhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore.
Veshtiresite
Drejtorite Rajonale te Tatimeve kane dhene alarmin dhe protesten e tyre mbi planet tatimore. Shume prej tyre kane kundershtuar ashper planet e miratuara nga Ministria e Financave, pasi sipas tyre, ato jane fiktive dhe nuk mund te plotesohen me punen e tyre. Drejtore tatimesh ne rrethe shprehen se u jane caktuar kuota TVSH-je mbi kapacitetin qe ka rrethi ne fjale, po keshtu edhe me taksa te tjera. Kane shfaqur rezervat e tyre edhe vartesit, por qe zeri nuk u eshte degjuar. Sipas vete parashikimit te te ardhurave per muajin nentor, del se rrethet jane ne veshtiresi dhe nuk plotesoje detyrimin qe kane ndaj planit tatimor. Ministri i Financave, Ridvan Bode, eshte shprehur se nuk do te kurseje shkurtimet nga Drejtorite, te cilat nuk kane realizuar punen qe duhet. Sipas nje vezhgimi te bere nga vete Financat, duket se duhet te pushohen nga puna me shume se tre te katertat e drejtoreve te rretheve. Drejtoria me e rendesishme, Tirana, e cila ka afersisht gjysmen e kontributit per te dhene ne rang republike, eshte shprehur qarte se nuk ka mundur te realizoje detyrimet e saj si drejtori. Situata ne vijim ne financat publike parashikohet jo optimiste. Ministria e Financave ka parashikuar qe per vitin ne vijim do te mblidhen akoma me shume para, çka do te thote se deficiti do te rritet me tej. Sipas planit te qeverise ne buxhetin afatmesem deri ne vitin 2010 parashikohet qe te ardhurat te rriten ndjeshem, duke u nisur nga miradministrimi. Ne fat, do te merren edhe masa te tjera drastike, kryesisht ne luften kunder informalitetit. Totali i te ardhurave te buxhetin parashikohen te arrijne me shume se 27 per qind e Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Te ardhurat tatimore perbejne pjesen kryesore te te ardhurave totale, rreth 94 per qind dhe arrijne ne rreth 26 per qind te PBB ne vitin 2010. Te perkthyera ne shifra parash, do te thote qe tatimet do te kene akoma me shume veshtiresi.

17 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›