Zbardhen emërimet në pushtet të anëtarëve
Pjesa më e madhe e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së janë emëruar në poste dhe funksione të rëndësishme. Për oponentët brenda partisë, mohim punësimi dhe ndërprerje karriere politike
Shaban Sulçe
Rikthimi në pushtet i Partisë Demokratike është shpërblyer më së miri nga kryetari i saj Sali Berisha për pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Pothuajse 90% e anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në postet më të lakmuara të shtetit. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tashmë gjenden në qeveri, parlament, diplomaci, drejtori, pushtet lokal etj., duke e shtrirë pushtetin e kësaj partie në çdo qelizë dhe strukturë shtetërore. Kriteri përzgjedhës për këto emërime, me sa duket, ka qenë një ligj i pashkruar brenda Partisë Demokratike. Sipas këtij “ligji”, apo më saktë mentaliteti, emërimet në funksionet dhe postet drejtuese kanë qenë një e drejtë ekskluzive për ata anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët nuk kanë ngritur krye dhe nuk kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj kryetarit të Partisë, Sali Berisha. Krejt e kundërta ka ndodhur për të pakënaqurit dhe “opozitarët” brenda partisë, të cilët sot, edhe pas dy vjetësh të rikthimit në pushtet të PD-së, e shikojnë veten pa punë dhe larg funksioneve dhe posteve drejtuese.
Oponenca të lë pa punë
Zërat politikë kundër brenda Partisë Demokratike ndaj kryetarit Sali Berisha, u ka kushtuar mjaft rëndë “të pakënaqurve”, jo vetëm sa i përket karrierës politike, por edhe asaj organizative. Më shumë se kushdo tjetër këtë vijon ta provojë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Uran Butka. Në Kuvendin e PD-së të 24-25 prillit të 2005-s, i vetmi zë kundër kandidaturës së Berishës për kryetar të PD-së ishte ai Butkës. Në fjalën e tij Butka kritikoi ashpër politikisht mënyrën sesi drejtohej PD-ja nga Berisha. Akuza kryesore e tij kishte të bënte me injorimin që Berisha u bënte forumeve të partisë, mungesën e analizës, si dhe për përzgjedhjet në mënyrë personale që kreu demokrat bënte për kandidaturat për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme. Por oponenca i ka kushtuar rëndë Butkës. Megjithëse PD-ja ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, Butka vijon edhe pas dy vjetësh të jetë familjarisht i papunë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Omer Stringa, i cili ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim kritik ndaj politikave të qeverisë “Berisha” dhe për këtë i është mohuar emërimi në një post të rëndësishëm, edhe pse rezulton të jetë një profesionist i vërtetë në fushën e tij. Për të vijuar më pas me Mitro Çelën, edhe ai i papunë, ndonëse në profesionin e tij si ekonomist është shumë herë më i mirë se qindra të emëruar nga PD-ja. Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se në PD “kafshimi i gjuhës” shpërblehet me pushtet dhe se “ngritja e kokës” ndëshkohet me ndërprerje të karrierës politike dhe mohim punësimi.
Emërimet
13 anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë emëruar dhe afruar në poste ministrore nga kryetari Sali Berisha. 4 prej këtyre anëtarëve, konkretisht Besnik Mustafaj, Ilir Rusmaili, Bujar Leskaj dhe Arenca Trashani rezultojnë të larguar nga detyrat e tyre si ministra, përkatësisht dy të parët kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa Trashani dhe Leskaj janë larguar nga Berisha, pas ristrukturimeve të kabinetit qeveritar. 38 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së (përfshirë kryetarin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli), kanë siguruar mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, duke u shpallur fitues në zonat ku kanë kandiduar. Ndërkohë pas kësaj fitore, 7 prej anëtarëve të këtij Këshilli janë emëruar në funksione zëvendësministrash, ndërsa një numër jo i vogël i tyre mban detyra të larta drejtuese si shefa kabinetesh apo sekretarë të Përgjithshëm në këto ministri. Po kështu, kryeministri Berisha, pas marrjes së kësaj detyre, nuk ka hezituar që të thërrasë si këshilltarë pesë prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Të gjithë në poste drejtuese
Edhe pse në muajt e parë të qeverisjes “Berisha”, u përfol për një lënie pas dore të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë të PD-së, koha vërtetoi të kundërtën. Përveç të pakënaqurve publikë, dhe një numri shumë të vogël anëtarësh për të cilët nuk ka informacion, pjesa tjetër e tyre janë emëruar në poste dhe funksione shuma të rëndësishme të administratës publike. Duke filluar që nga Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Emergjencave Civile, Drejtorinë e Transportit, Drejtorinë e Policisë Ndërtimore etj., në to janë emëruar si drejtues anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Emërimet e këtyre anëtarëve kanë përfshirë edhe fushën e diplomacisë, ndërkohë që vetëm 3 prej këtyre anëtarëve kanë mbajtur funksione partiake. Por gjithashtu një numër jo i vogël i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së kanë preferuar që t’i kushtohen biznesit apo profesioneve të tyre, duke mos kërkuar ftesa për poste qeverisëse.
Kryeministria
1-Sali Berisha Kryeministër
Presidenca
2-Bamir Topi President (dorëhequr nga postet partiake)
Parlamenti
3-Jozefina Topalli Kryetare e Parlamentit
Ministrat
4-Bujar Nishani Ministër i Punëve të Brendshme
5-Majlinda Bregu Ministre e Integrimit
6-Genc Ruli Ministër i Ekonomisë
7-Ilir Rusmali Ish-Ministër i Drejtësisë
8-Jemin Gjana Ministër i Bujqësisë
9-Lulëzim Basha Ministër i Jashtëm
10-Ridvan Bode Ministër i Financave
11-Sokol Olldashi Ministër i Transporteve
12-Ylli Pango Ministër i Kulturës
13-Arenca Trashani Deputete (Ish-Ministre e Integrimit)
14-Aldo Bumçi Deputet (Ish-Ministër i Drejtësisë)
Zëvendësministra
15-Ferdinand Poni Zv/ministër i Punëve të Brendshme
16-Florian Mima Zv/ministër i Financave
17-Halit Shamata Zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës
18-Gjergj Lezhja Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë
19-Marjeta Zaçe Zv/Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale
20-Suzana Turku Zv/Ministre e Kulturës
21-Genti Strazimiri Zv/Ministër i Punëve të Brendshme
Deputetë
22-Fatos Beja Deputet, zëvendëskryetar i Parlamentit
23-Ardian Kollozi Deputet
24-Aleksandër Biberaj Deputet
25-Astrit Bushati Deputet
26-Astrit Patozi Deputet
27-Aurel Bylykbashi Deputet
28-Blerim Çela Deputet
29-Bujar Leskaj Deputet, (Ish-Ministër i Kulturës)
30-Edmond Spaho Deputet
31-Leonard Demi Deputet
32-Genc Juka Deputet
33-Luan Skuqi Deputet
34-Mevlan Xhindoli Deputet
35-Pal Dajçi Deputet
36-Preç Zogaj Deputet
37-Rexhep Uka Deputet
38-Sali Shehu Deputet
39-Spartak Ngjela Deputet
40-Ilir Bano Deputet
41-Edi Paloka Deputet, (Ish-Drejtor i ATSH-së)
42-Eris Hoxha Deputet
43-Besnik Mustafaj Deputet, (Ish-Ministër i Jashtëm)
44-Osman Metalla Deputet
45-Engjëll Carra Deputet
Shef kabineti dhe këshilltarë
46-Arben Imami Shef i Kabinetit të Kryeministrit
47-Albana Vokshi Këshilltare e Kryeministrit
48-Fatbardh Kadilli Këshilltar i Kryeministrit
49-Myqerem Tafaj Këshilltar i Kryeministrit
50-Selami Xhepa Këshilltar i Kryeministrit
51-Ylli Asllani Këshilltar i Kryeministrit
52-Hasan Halili Këshilltar, Ministria e Bujqësisë
53-Bardhyl Londo Këshilltar i Ministrit të Kulturës
54-Endira Bushati Shefe kabineti
Diplomaci
55-Aleksandër Sallabanda Ambasador SHBA
56-Vili Minarolli Ambasador Greqi
57-Kolec Topalli Zv/ambasador, Vatikan
58-Thoma Nini Konsulli i Shqipërisë në Selanik
Pushteti lokal
59-Mimosa Asekiu Ish-Prefekte e Elbasanit
60-Roland Bejko Prefekt, Berat
61-Bardh Rica Kryetar Qarku, Laç
62-Lorenc Luka Kryetar Qarku, Shkodër
63-Naim Gazidede Kryetar Qarku Dibër
64-Voltana Ademi Zv/kryetare Bashkie, Shkodër
65-Nermin Basha Këshilltare në Këshillin Bashkiak Tiranë
66-Margarita Qirko Këshilltare në Bashkinë e Tiranës
67-Skënder Lleshi Kryetar Bashkie Burrel
68-Ardian Turku Kryetar i këshillit të qarkut, Elbasan
69-Artan Haxhi Kryetar i Këshillit të qarkut, Shkodër
70-Asllan Noka Kryetar i Këshillit të qarkut, Kukës
71-Bardhyl Peka Kryetar i Bashkisë Krumë
72-Hasan Halili Kryetar i Bashkisë Kukës
73-Ylber Vata Anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës
74-Edmond Gjoka Kryetar i Bashkisë së Sarandës
75-Ilir Krosi Kryetar i Bashkisë, Peshkopi
76-Refik Rugia Kryetar i Bashkisë Kavajë
77-Ligor Pove Anëtar i Këshillit Bashkiak Fier
78-Luigj Isufi Kryetar i Bashkisë Laç
79-Milika Jaho Anëtare e Këshillit Bashkiak Berat
Poste Drejtuese
80-Armand Teliti Drejtor i Gjendjes Civile (Ish-zv/ministër)
81-Arben Xhiku Drejtor i Albtransport
82-Arben Qiriako Krue i Zyrës së Regjistrimeve të Pasurive
83-Arqile Gorea Drejtor i Postave të Shqipërisë
84-Bislim Ahmetaj Drejtor, Ministria e Bujqësisë
85-Doretea Konomi Drejtore, Durrës
86-Edmir Kapidani Drejtor, Durrës
87-Elsa Meksi Drejtore, Shërbimet Qeveritare
88-Fredi Olli Drejtor i Emergjencave Civile
89-Kujtim Harshova Drejtor, Ministria e Transporteve
90-Liri Dibra Drejtore Rajonale e Kujdesit Shëndetësor.
91-Migena Reçi Drejtore Rinie, Ministria e Kulturës
92-Mujo Buçpapaj Drejtor i QNK, Piramida
93-Seit Dollapi Shef i Shpërndarjes, KESH
94-Omer Stringa Drejtor Bordi, Albpetrol
95-Veli Rada Zv/ Drejtor, QNK
96-Antoneta Malaj Nëndrejtoreshë e ATSH
97-Shaban Memia Drejtor i ALUIZN-it
98-Flamur Shehu Drejtor në Ministrinë e Kulturës
99-Pëllumb Berisha Drejtor i Policisë Ndërtimore Durrës
100-Justina Borici Drejtore në Ministrinë e Bujqësisë
Administratë
101-Xhovalin Bzheta Administrata Kuvendore
102-Dritan Haznedari Drejtori i Shpërndarjes së KESH-it, Berat
103-Shkëlqim Hoxha Zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Doganave
104-Hekuran Hoxholli Ish-Drejtor i Policisë Ndërtimore
105-Ibsen Elezi Drejtori i Arsimit në Qarkun e Kukësit
Të tjera
106-Abaz Aliko Anëtar i Entit Rregullator të Energjisë
107-Luan Malltezi Drejtor i Trashëgimisë Kombëtare
108-Agron Sharra Kryetar KRT Vlorë
109-Nestor Tereska Kreu i shërbimit të neufrologjisë në QSUT
110-Arta Sake Drejtuese OJQ-je
111-Fahri Balliu Botues i Gazetës “55”
112-Maksim Cikuli Mjek
Funksione partiake
113-Flamur Noka Sekretar Organizativ, PD
114-Ylli Pirro Kryetar i PD-së Sarandë
115-Zef Gjoka Kryetar i PD-së Lezhë
Universitete
116-Valbona Qehaja Pedagoge në Universitetin e Shkodrës
117-Engjëll Hysenbegasi Pedagog i Shkencave të Natyrës
118-Natasha Shehu Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë
Biznes
119-Agron Musaraj Biznesmen
120-Agim Cani Ish-kryetar bashkie Kamëz, biznesmen
Të papunë
121-Aleksandër Meksi Pension
122-Flutura Hasko Pension
123-Uran Butka I pa punë
124-Mitro Çela I Papunë
125-Azgan Haklaj I papunë (Ish-Deputet)
126-Robert Damo I papunë (ish-kryetar i bashkisë Korçë)
127-Kadri Gega I papunë, Ish-kryetar i bashkisë Lushnje
128-Gani Hoxha Ish-Deputet
129-Eduart Selami Emigrant në SHBA
Pa informacion
130-Ilda Lubonja
131-Suzana Panariti
132-Teuta Kalemi
133-Niko Duda
134-Gjergj Oroshi
17 Dhjetor 2007