E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështojnë koncesionet, qeveria ndryshon sërish ligjin

Opozita kërkon ndryshimin e draftit, qeveria: Nuk marrim më në shqyrtim projektet koncesionare deri në 20 milionë euro

Po ashtu, ndryshe nga ligji i mëparshëm, nuk do të jetë më as Ministria e Energjetikës, institucioni që do të monitorojë projektet koncesionare, por institucionet financiare, që janë garante të kredisë që kanë marrë firmat private për ndërtimin e objektit. Edhe projektet shtesë që mund të realizojë një koncesionar nuk kanë pse të kalojnë sërish në qeveri.

“Për ta bërë më të lehtë e transparente këtë procedurë, në shërbim të biznesit dhe rritjes së investimeve private, është parashikuar që në pikën 4, të nenit 21, të ligjit në fuqi, të bëhet një ndryshim, duke parashikuar që projektet me vlerë investimi mbi 20 milionë euro të miratohet në të dyja fazat, ndërsa ato nën 20 milionë euro të fillojnë të zbatohen me nënshkrimin e kontratës nga autoriteti kontraktues, i cili miratohet nga qeveria”, thuhet në relacionin që shoqëron ligjin.

Me anë të një ndërhyrjeje të bërë në ligjin e koncesioneve, qeveria ka ndryshuar në pjesë të rëndësishme të kushteve për koncesionarin. Një nga ndryshimet që qeveria ka realizuar është vendosja e të drejtës së Bankës qe financon projektin për të ndërhyrë bashkë me qeverinë në investimin e koncesionarit, nëse vlerësohet se investimi nuk po ecën sipas Planit të Biznesit. Me kushtet e reja është financuesi i projektit monitoruesi kryesor për koncesionin. Në ndryshimin e ri të ligjit përcaktohet se koncesionet me vlerë nën 20 milionë dollarë nuk do të kalojnë më për miratim në qeveri, duke u krijuar kështu bizneseve më pak kohë. Po ashtu, ndryshe nga ligji i mëparshëm, nuk do të jetë më as Ministria e Energjetikës, institucioni që do të monitorojë projektet koncesionare, por institucionet financiare, që janë garante të kredisë që kanë marrë firmat private për ndërtimin e objektit. Edhe projektet shtesë që mund të realizojë një koncesionar nuk kanë pse të kalojnë sërish në qeveri. Në këtë kuptim, është propozuar që, në zbatim të nenit 4, të ligjit në fuqi, të shtohet një pikë, ku të përcaktohen si raste përjashtuese, që këto projekte shtesë të mund të miratohen drejtpërdrejtë me akte të Këshillit të Ministrave. Në ligjin aktual “Për koncesionet”, projektet e paraqitura të shqyrtohen dy herë nga qeveria, një herë kur miratohet dhënia e koncesionit dhe përcaktohet autoriteti kontraktues, dhe herën e dytë kur miratohet marrëveshja e koncesionit. Ky rregull zbatohet për të gjitha projektet, pavarësisht nga vlera e investimit. Praktika ka treguar se, edhe për projekte me vlera jo të mëdha, ndiqet e njëjta procedurë, duke sjellë një angazhim të panevojshëm të qeverisë, për miratimin e tyre. Nga ana tjetër, ky rregull ka vënë në të njëjtën nivel procedurash edhe subjektet që kanë projekte të vogla. “Për ta bërë më të lehtë e transparente këtë procedurë, në shërbim të biznesit dhe rritjes së investimeve private, është parashikuar që në pikën 4, të nenit 21, të ligjit në fuqi, të bëhet një ndryshim, duke parashikuar që projektet me vlerë investimi mbi 20 milionë euro të miratohen në të dyja fazat, ndërsa ato nën 20 milionë euro të fillojnë të zbatohen me nënshkrimin e kontratës nga autoriteti kontraktues, i cili miratohet nga qeveria”,- thuhet në relacionin që shoqëron ligjin. Nga ana e opozitës, këto ndërhyrje në ligj janë vlerësuar se ulin ndjeshëm cilësinë e tij dhe rrisin më tej mundësitë për korrupsion. Por pavarësisht dështimit thuajse të plotë që kanë patur koncesionet në vend, qeveria vazhdon që të japë pasuri kombëtare për kompani të huaja që nuk kanë sjellë asgjë të re për klimën ekonomike në vend. Edhe dje Berisha i kushtoi vëmendje sektorit energjetik, duke u ndalur kryesisht tek ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël lokal. Sipas tij, është lehtësimi i procedurave faktori bazë që ka bërë që në vendin tonë të jenë aktualisht disa prej kompanive më me zë në sektorin e ndërtimit të HEC-ve. Vlora, Shkodra, Durrësi dhe Tirana do të jenë 4 nga 6 prej qyteteve më të mëdha në vend, ku do të ndërtohen parqe industriale me qëllim grumbullimin e bizneseve vendëse dhe të huaja duke iu ofruar kushte optimale mbi ecurinë e mëtejshme. Lajmin e bëri të ditur dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-s, kryeministri Berisha i cili tha se, Shqipërisë i është vënë “syri” nga shumë kompani të huaja lidhur me investimet. Por fjalimeve të Kryeministrit nuk i korrespondon situata energjitike në vend, ku janë dhënë edhe koncesionet kryesore. Burime zyrtare nga Ministria e Energjetikës thonë se edhe pse janë dhënë një numër i konsiderueshëm veprash me koncesion, asnjëra prej tyre nuk pritet të hyjë në punë, të paktën deri në fundin e vitit 2009, ku vepra e parë pritet të jetë TEC i Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare, qeveria ka miratuar deri tani 27 kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve që i korrespondon një fuqi totale mbi 125 Megavat. Këto vepra pritet të prodhojnë mbi 602 milionë kilovat/orë energji elektrike, sasi kjo e barabartë me më pak se 10 për qind të konsumit vjetor të vendit. Të gjitha këto vepra, janë kryesisht hidrocentrale lokale të miratuar këtë vit dhe nuk pritet të hyjnë në prodhim përpara vitit 2010. Qeveria thotë se ka një sërë kontratash të tjera, më të mëdha në proces negocimi. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, është duke u negociuar kontrata për ndërtimin me koncesion të kaskadës së HEC-ve në lumin Devoll, me një kapacitet prej 350 megavat. Po kështu është në përfundim të negociatave edhe kontrata për dertimin e hidrocentralit të Ashtës, me fuqi të instaluar 50 mega. Të dyja këto vepra pritet të prodhojnë rreth 1.5 miliardë kilovat/orë energji në vit, çka do të rriste prodhimin vendas me 25 për qind. Por kjo nuk pritet të ndodhë, të paktën përpara vitit 2011.

Kryeministri Berisha u njoh dje me partnerin e ri të Kinglor Srl, në koncesionin për ndërtimin e Skavicës

Skavica, zhduket Edisoni, hyn Ratia Energie

Kontrata koncesionare për ndërtimin e hidrocentralit më të rëndësishëm në Shqipëri, atë të Skavicës, duket se do të pësojë ndryshme të tjera. Dje, zyra e Kryeministrit deklaroi se z.Sali Berisha është prezantuar me anëtarin më të ri të konsorciumit, kompaninë “Ratia Energie”. Më herët, në koncesionin e Skavicës, që u nënshkrua për herë të parë në vitin 2004, bënin pjesë disa kompani të rëndësishme italiane, përfshirë gjigantin “Edison”. Konsorciumi do të hyjë në garë për të fituar të drejtën e ndërtimit me koncesion të këtij koncesioni, pasi ka marrë bonusin fillestar për hartimin e projektit.

“Ratia Energie” bleu në gusht 62% të konsorciumit TGK për Skavicën. Shifra e transaksionit nuk është bërë e ditur.

Hidrocentrali i Skavicës mund të prodhojë mbi 1 miliardë kilovat/orë energji elektrike në vit. Ai pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro dhe do të ketë një kosto shumë të ulët të prodhimit të energjisë. Por ndërtimi i këtij hidrocentrali duket një punë shumë komplekse që do të zgjasë shumë vite.

Shqipëria ka nënshkruar shumë kontrata koncesionare për ndërtim hidrocentralesh, por deri më sot, asnjë hidrocentral privat, pavarësisht nga përmasat, nuk është ndërtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›