Bashkëshortët tanë i ngjajnë mamit ose babit
Një fakt i tillë zbulohet pas një analize kompjuterike. Shkencëtarët në Hungari hetuan 52 studentë universitarë dhe prindërit e tyre. Ata gjithashtu pranuan edhe vullnetarë të tjerë dhe prindërit e tyre, gjithsej 312 fytyra.
Analizimi në kompjuter i fytyrave të këtyre vullnetarëve tregoi se gratë shumë shpesh kishin ngjashmëri me mamatë e partnerëve të tyre, një zbulim që tregoi se “kompleksi i Edipit” e nxjerrë në pah fillimisht nga psikologu Zigmund Frojd ishte i vërtetë. Kjo gjë u provua sidomos kur u pa në aspekte të veçanta, si buzët dhe pjesa e nofullës.
“Frojd mund të kishte të drejtë lidhur me ndikimin e asaj lidhjeje të frotë emocionale mes nënës dhe djalit në të ardhmen”, u shpreh kërkuesi Tomas Berezhki, një psikolog evolucionarist në Universitetin e Peksit në Hungari.
Gjithashtu kishte ngjashmëri mes burrave dhe baballarëve të partnereve të tyre duke vërtetuar kështu “kompleksin e Elektrës”. Një fakt i tillë ishte shumë i vërtetë, sidomos nëse do të vëreheshin me imtësi pjesë të tilla të fytyrës si sytë dhe hunda.
Kompleksi i Edipit dhe Elektrës i kanë marrë emrat përkatës nga mitologjia greke – Edipi, pa dijeninë e tij vrau babanë dhe u martua me të ëmën, ndërsa Elektra donte të vriste nënën e saj, e cila ndihmoi në planin e vrasjes së babait të Elektrës, Agamemnonit. Të dy komplekset kanë në bazë dëshirën e pavetëdijshme të fëmijës për prindin e seksit të kundërt, shepsh të shoqëruar me antipati për prindin e të njëjtit seks.
Kërkuesit thonë se kjo nuk nënkupton se njerëzit në vetëdijen e tyre nisen për të gjetur partnerë të ngjashëm me prindërit e tyre. Por vihet re se burrat përqendrohen tek gratë në pjesë që tregojnë feminitetin e tyre, dhe anasjelltas tek gratë. Ato përqendrohen tek tiparet burrërore të meshkujve.