E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç, kundër Malit të Zi për Kosovën

  Presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas një takimi që pati me homologun e tij malazez Filip Vujanoviç deklaroi se njohja e Kosovës nga ana e Malit të Zi do të ishte "gjest i papranueshëm".

"Unë kam paraqitur qëndrimin se kjo për Serbinë do të ishte një gjest plotësisht i papranueshëm dhe se Mali i Zi do të duhej të ndiqte reagimet e Serbisë si edhe në të gjitha rastet e gjertanishme dhe se kjo nuk do t'i shërbente askujt", tha Tadiç.

Kreu i Serbisë shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë një aksion diplomatik për t'i bindur vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që presionet mbi Malin e Zi për të njohur Kosovën janë jonfunksionale dhe të panevojshme dhe në njëfarë mënyre do të destabilizonin vetë rajonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›