E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski takon shqiptarët e SHBA-së

Siç lajmëroi kabineti i tij, Cërvenkovski nga përfaqësuesit e organizatës më të madhe dhe më autoritative të mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara Amerikane (SHBA) është njoftuar me aktivitetet që ata i ndërmarrin lidhur me promovimin e interesave të shqiptarëve nga të gjitha vendet ku jetojnë.

Përfaqësuesit e Këshillit e informuan Cërvenkovskin se realizojnë kontakte dhe bashkëpunojnë me diasporën maqedonase në SHBA.

Kryetari Cërvenkovski i njoftoi përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, për aktualitetet lidhur me çështjen e kontestit me Greqinë për emrin.

Me këtë rast kryetari i Maqedonisë ka shtuar se Maqedonia është e gatshme për zgjidhje korrekte dhe të arsyeshme që do ta mbrojë identitetin kombëtar dhe kulturor të popullit maqedonas, për çka përfaqësuesit e KKSHA shprehën mirëkuptim të plotë.

Përfaqësuesit e KKSHA-së, shprehën brengosje për nivelin e korrupsionit në Maqedoni dhe bënë të ditur për domosdoshmërinë e reformave në sistemin gjyqësor, si dhe stabilitetin politik të vendit, si kritere kryesore për tërheqjen e investimeve.

Lidhur me çështjen e Kosovës, Cërvenkovski ka theksuar pozicionin e Maqedonisë, duke theksuar se për vendin tonë janë jashtëzakonisht të rëndësishme çështjet për demarkacionin e kufirit dhe respektimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Përfaqësuesit e KKSHA-së shfaqën shpresë se Maqedonia së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke bërë të ditur në faktin se si vend fqinj është jashtëzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve me Kosovën, por edhe për tërë rajonin.Makfax

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›