E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne negociatat, PS del kunder ODIHR Rozeta Rapushi

Me shume se kater ore diskutimi me dyer te mbyllura nuk mjaftuan qe anetaret e Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore te perfundojne punen me Kodin e ri Zgjedhor. PD-PS u ndane serish dje per dy ceshtje thelbesore, si aplikimi apo jo e numerimit elektronik ne zgjedhje apo perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, duke tejkaluar edhe afatin e shtyre qe reforma zgjedhore te perfundonte brenda 15 majit. "Nuk arritem konsensus per disa ceshtje. Diskutuam gjate, shpresojme qe brenda dates 24 maj, te gjejme nje zgjidhje te pranueshme", - u shpreh bashkekryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri. Sipas tij, ceshtja ne ditet ne vijim, negociatat mes paleve, duhet te vijojne ne filtra te tjere parlamentare. "Tekstet jane gati, propozimet jane gati, por kompromisi nuk eshte gjendur. Negociatat duhen vazhduar ne filtra parlamentare", - u shpreh Gjiknuri, duke lene te kuptohet se tashme nevojiten te tjera negociata vec atyre te komisionit, pse jo ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, apo edhe mes forcave politike dhe eksperteve. Nderkohe qe eksperti i Partise Demokratike, Oerd Bylykbashi, shpjegoi arsyet e mosgjetjes se kompromisit. Sipas Bylykbashit, nje nga pikat ku nuk u arrit konsensusi eshte zbatimi apo jo i numerimit elektronik te votave ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nje proces ky qe nuk sugjerohet nga ODIHR dhe per kete arsye PD shprehet teresisht dakord, por PS nuk pranon terheqje nga ky proces. "U ndalem gjate tek zbatimi i komenteve te ODIHR ne lidhje me teknologjine e numerimit. Debati zgjati shume, palet ndahen nese duhet te zbatohen rekomandimet e ODIHR, apo duhet nje zbatim i pjesshem i tyre. Ne jemi te mendimit qe nuk ekziston asnje mundesi qe dispozitat e ardhshme te Kodit Zgjedhor te mos marrin parasysh cdo element te rekomanduar nga OSBE/ODIHR", - tha Bylykbashi, duke sqaruar keshtu qe mazhoranca mbeshtet teresisht rekomandimet e ODIHR, qe ne thelb e cilesojne te nxituar dhe te papershtatshem aplikimin e numerimit elektronik ne zgjedhjet e 2013-s, pasi nevojitet me shume kohe per te. "Nuk mund te vihet ne diskutim arritja e konsensusit nepermjet vendosjes se kushteve. Ne do te eksplorojme te gjitha mundesite qe parlamenti na lejon. Duhet t'u shmangemi tentativave per pozicionet politike. Kompromisi arrihet shume shpejt, nese zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR", - beri thirrje Bylykbashi pas mbledhjes qe zgjati deri ne oren 21:40 te mbremjes se djeshme. Tashme pritet te zgjidhet se si do te vijojne negociatat mes paleve, nese do te kete nje tjeter shtyrje te afatit te punes se komisionit, apo do te zgjidhet ne rruge te tjera parlamentare.

AKUZA

Kryetari i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, akuzoi dje kreun socialist, Edi Rama, se qellimisht pengon Reformen Zgjedhore dhe Parlamentare per t'i lidhur ato me zgjedhjen e Presidentit. Sipas Patozit, PD mbeshtet rekomandimet e ODIHR sipas se cilave, numerimi elektronik eshte i parakohshem. Tjeter ceshtje, sipas tij, eshte perberja e KQZ-se, ku PS kerkon qe te perfshije edhe Avokatin e Popullit si institucion per te propozuar anetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›