Teatri i Tv Klan leksione per teknologjine e ndricimit

Tashmë teatri i televizionit kombëtar Klan nuk shërben vetëm për superproduksione si “X Faxtor Albania”, “Këngët e Shekullit” apo “Gjeniu i Vogël” por edhe si një vend model ku mbahen seminare mbi teknologjinë moderne të ndriçimit të studiove televizive. Si një prej televizioneve me ndriçimin më avangardë në Europë, DTS , një nga kompanitë më të mëdha të ndriçimit në botë prej 30 vjetësh, zgjodhi fuqinë Klan dhe skenën e “X Factor” për prezantimin e teknologjive më të reja të ndriçimit në Shqipëri, në një seminar mbi teknologjinë e efekteve të ndriçimit. Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Thomas Taddei thotë se ndriçimi inovativ në studiot e televizionit Klan është në të njëjtin cilësi me nivelet ndërkombëtare.
“Prej 30 vitesh, kompania DTS realizon ndricimin e spektakleve, teatrove, koncerteve në televizionet më të rëndësishme botërorë dhe bashkëpunon me emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë në fushën e spektakleve. Televizioni Klan është pa dyshim avangardë, me teknologjinë më të fundit të ndriçimit . Në studiot tuaja, instalacioni i dritave është perfekt me ndriçime inovative të nivelit ndërkombëtar. Një prej tyre edhe skena e “X factor Albania”. Është një emocion i madh të gjendesh në skenën e këtij shoë gjigand i rrethuar nga projektorët dhe ndriçim të personalizuar për çdo personazh . Jemi të lumtur që keni zgjedhur DTS për studiot tuaja”, vlerësoi Taddei.
Eksperti i ndriçimit, Taddei thotë se projektorët me efekte të teknologjise më të fundit, teknologjia inovative dhe shkëlqimi që përcillet në produksionet e TV Kombëtar Klan, është i njëjtë me koncertet dhe spektaklet më të famshëm në botë.
Skenat e koncerteve të artistëve si Beyonce, Metallica, Guns ‘N Roses, Celine Dion, Eros Ramazoti, Puff Dady e shumë të tjerë janë realizuar pikërisht nga kompania DTS . Inxhinierët tanë punojnë çdo ditë për të krijuar teknologji të reja, që më pas t’ia propozojnë klientëve më të rëndësishëm botërore, sikurse është edhe televizioni juaj.
Dhe televizioni Klan nuk është avangardë vetëm në ndriçim. Klan transmeton tashmë në teknologjinë më të fundit të figurës dhe zërit, në HD në 24 orë pa ndërprerje dhe pa pagesë.