E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS nis punën për projektin qeverisës

03/02/2005  13 komisionet e KPD-së do të paraqesin synimet e socialistëve për drejtimin e ardhshëm të vendit

Në kongresin e prillit do të deklarohet strategjia e mazhorancës aktual

Organizimi Petro Koçi

Marrëdhënit me Publikun Luan Rama

Ekonomia dhe Financave Arben Malaj

Pushteti Lokal Bashkim Fino

Problematikat Elektorale Ylli Bufi

Politikat Antikorrupsion Marko Bello

Siguria Kombëtare Makbule Çeço

Marrëdhëniet me Jashtë Arta Dade

Shanset e Barabarta Ermelinda Meksi

Shëndetësia Mustafa Xhani

Arsimi dhe Shkenca Saimira Pino

Zhvillimi Rajonal Sherif Bundo

Bujqësia Et'hem Ruka

Komisionet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste fillojnë punën për shqyrtimin e projektstrategjisë që do i paraqitet elektoratit për zgjedhjet parlamentare. Në këtë draft, socialistët do të deklarojnë atë çfarë do të kërkojnë të arrijnë në katër vitet e ardhshme, në rast se fitojnë zgjedhjet. 13 komisionet e përhershme të KPD-së do të formulojnë prioritetet e veta për çdo sektor të shoqërisë shqiptare. Implementimi i objektivave të Strategjisë së Zhvillimit Kombëtar nga strukturat e KPD-së, do të vihen në funksion të fushatës elektorale të PS-së. Përpunimi i programit të zhvillimit nga komisionet pritet të rrisin cilësinë e punës dhe funksionimit të aktivitetit politik që do të ndjekë PS-ja, veçanërisht gjatë këtyre muajve para elektoralë. Ndërkohë që programi i zhvillimit do të ketë një përdorim afatgjatë, pasi flitet për katër vite qeverisje. Orientimi i politikave dhe adaptimi i tyre nga strukturat e PS-së do të bëhet në të gjithë sektorët, ku prioritet do të ketë arsimi, shëndetësia, ekonomia, bujqësia etj. Trajtimi i këtyre çështjeve pret dhe kontributet e faktorëve të tjerë si ekspertët dhe anëtarët e Shoqërisë Civile.

Komisionet

13 komisionet e KPD-së do të shqyrtojnë të gjitha çështjet thelbësore të Strategjisë për Zhvillimin e vendit. Përcaktimi i qartë i politikave sektoriale do të përmblidhet në një raport përfundimtar të punës së komisioneve. Detajimi i çështjeve që shtron SZHK-ja dhe zbatimi i tyre nga strukturat e PS-së, do të vihen në funksion të përmirësimit të imazhit të partisë në pushtet. PS-ja me zbatimin e SZHK-së synon realizimin e objektivave të saj, duke vazhduar qeverisjen dhe në një mandat të tretë. Raporti i komisioneve do të shqyrtohet nga mbledhja e KPD-së për të kaluar më pas në miratimin në Kongresin e radhës, i cili do të zhvillohet në muajin prill. Komisioni i Problemeve Elektorale do të ketë një rëndësi dhe kujdes të veçantë në raportin e tij. Nga ky komision do të përcaktohen më qartë dhe më saktë problemet elektorale që do të përballet PS-ja gjatë muajve në vazhdim. Roli i këtij komisioni është më i veçantë, pasi vendimet e tij janë në shërbim të elektoratit dhe jo të detyrave që do të ketë qeveria, në rast se PS-ja fiton zgjedhjet. Gjithashtu, Komisioni i marrëdhënive me publikun do të ketë prioritet në raportin që do të paraqesë, ku do të jenë të detajuara puna me mediat, me shoqërinë civile dhe organizmat e ndryshëm.

Kongresi

Implementimi i politikave, të cilat shtron SZHK-ja në programet elektorale të PS-së, do të miratohen nga struktura më e lartë vendimmarrëse e kësaj partie, siç është Kongresi. Paralelisht me komisionet në PS po punon dhe grupi për hatimin e strategjisë elektorale. Miratimi nga delegatët e Kongresit të platformës elektorale do të vihet menjëherë në zbatim, nga ata që do të jenë kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›