Dështon “Muza” e Klosit

08/02/2005 Krijuesit e muzikës po shterohen, apo ka humbur interesi ndaj tyre? Mbi këtë retorikë, dy vite më parë, Ministria e Kulturës ngriti konkursin muzikor të pagëzuar “Muza”. Por vetëm kaq qe jeta e inspirimit muzikor. Kur në nëntor të vitit 2004 duhej shpallur konkurrimi i hapur dhe në fund të dhjetorit të kurorëzoheshin fituesit e muzikës së re shqiptare, asgjë nuk u njoftua. Ministria e Kulturës, organizatorja dhe nismëtarja e këtij konkurrimi, heshti. Ndërsa ishin vënë në dispozicion rreth 1 milion lekë për fituesit e çdo zhanri të muzikës, për të cilat nuk lëshohet asnjë prononcim se për çfarë do të përdoren këto para si kompensim. Me këtë shkon pas dhe dështimi i konkursit kombëtar “Muza”. Burime pranë Ministrisë së Kulturës, bëjnë të ditur se arsyeja që çoi në mbylljen pa llafe të kësaj gare, ishte mungesa e konkurrentëve dhe se numri i krijuesve të muzikës është shterrur, aq sa ka çuar në dështim të plotë të këtij konkurrimi.
Se kompozitorët dhe krijuesit e muzikës na u numërokan me gishta në Shqipëri, është e pamundur të ndodhë. Ajo që vërejnë mjaft krijues të muzikës është se, pikërisht, krijimtaria muzikore në Shqipëri është më prodhimtarja dhe për këtë shkak ka nevojë për mbështetje më të madhe, stimulin dhe nxitje të vlerave në kaosin e tregut të sotëm dhe shpërfilljes së instituciove kulturore për individualitet krijuese. Një prej tyre, madje, aludon se janë hedhur para me tepri në fushën e teatrit, duke iu dhënë para projekteve, të cilat në emër të regjisorëve të rinj nuk kanë pasur cilësi artistike.
Kjo shpjegohet me faktin më të thjeshtë për prirjet që ka këshilltari i ministrit Klosi, Arben Kumbaro, për teatrin, ku këtë vit ka pasur inflacion vëmendjeje financiare.
Ish-ministrja Dade pat parashikuar që kjo ide, si një konkurs, do të vinte në lëvizje dhe nxiste gjithë potencialin krijues si dhe atë interpretues të muzikës, duke e zyrtarizuar si një garë të përvitshme, ashtu sikurse konkursi “Penda e Artë” dhe “Penda e Argjendtë”.