“Skopski Saem” pezullon panairin në teatrin shqiptar
08/02/2005 Pas tre viteve radhazi që shoqata e botuesve shqiptarë në Maqedoni organizon panairin e librit shqip në Shkup, në teatrin shqiptar këtë vit ai ndërpritet.
Për shkak të pjesëmarrjes, për herë të parë në panairin ndërkombëtar të librit “Skopski Saem”, që organizohet në Shkup, botuesit shqiptarë bëjnë të ditur se, nuk do ta organizojnë manifestimin e tyre të librit shqip. Botuesi Muhamet Murtezi, kryetari i Shoqatës së Botuesve shqiptarë në Maqedoni, thotë se arsyeja e ndërprerjes vinte ngaqë synojnë një paraqitje dinjitoze të librit shqip në këtë panair ndërkombëtar, duke bashkuar botuesit shqiptar të të gjitha trevave bëhen.
“Për shkak të angazhimeve të drejtpërdrejta rreth këtij panairi, SHBSH-ja nuk ka marrë pjesë deri tani në panairin e librit, që organizohet nga Panairi i Shkupit ‘Skopski Saem’. Në mesin e faktorëve që kanë ndikuar për këtë pozicionim tonin, gjithsesi ka paraprirë edhe çmimi i lartë i stendave për ekspozimin e librave dhe pjesëmarrje në atë panair. Megjithatë, sivjet vërehet një lirim i shërbimeve të këtij panairi të librit”, thuhet në deklaratën e botuesve shqiptarë të Maqedonisë.