E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjyrat e “sinapsit” midis dy brigjeve

08/02/2005  Një grup të rinjsh italianë dhe shqiptarë kanë hapur një ekspozitë të përbashkët me titull "Sinapsi", në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita e ideuar dhe organizuar nga studentja shqiptare, Keti Shehu dhe italiania, Nerina Ciaçia, solli punimet e 13 artistëve, 8 shqiptarë dhe 5 italianë. Ata prezantuan për herë të parë në trembëdhjetë seri, punime në pikturë, skulpturë, art multimedial, etj. "Sinapsi është një lidhje nielike midis dy neuroneve të trurit dhe në të njëjtën mënyrë kemi dashur të krijojmë një lidhje mes dy popujve dhe të sillnim diçka të re e origjinale", u shpreh organizatorja Shehu. Punimet janë pjesë e rrymave të reja artistike, që përshkojnë skenën vizive në të dy vendet. Ekspozita e mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Galeria Kombëtare e Arteve, do të qëndrojë e hapur për rreth dy javë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›