Panairi i Shkupit,Çmimi heq idhninë

08/02/2005 Ulja e çmimit të stendave në panairin e librit në Shkup, ç’tensionon situatën e ndërsjelljes kulturore midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni;
prej datës 19-24 prill 2005, do të mbahet panairi ndërkombëtar i librit, “Skopski Saem”, ku për herë të parë marrin pjesë botuesit shqiptarë në Maqedoni, duke u bashkuar me botuesit e Kosovës dhe Shqipërisë
Në një mendje, botuesit shqiptarë nga të gjitha trevat, për herë të parë do të prezantojnë librin shqip në panairin ndërkombëtar të Shkupit “Skopski Saem”.
Nga datat 19-24 prill 2005 pritet të mbahet një nga panairet më në zë të rajonit, ku deri vjet ishte abandonuar nga botuesit shqiptarë të Maqedonisë. Ndërsa kishte nisur pjesëmarrja e botuesve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.
Megjithëse nuk thuhet arsyeja e vërtetë e braktisjes nga botuesit shqiptarë të Maqedonisë për panarin e Shkupit, gjithsesi njoftohet një lloj “faljeje”.
Sipas deklaratës për shtyp të shoqatës së botuesve shqiptarë të Maqedonisë, arsyeja pse ata këtë vit po ndjekin nga pas botuesit e Shqipërisë dhe Kosovës, është financa.
Çmimi i lartë i stendave ka qenë faktori kryesor, sipas botuesve shqiptarë, që ka penguar seriozisht pjesëmarrjen e shqiptarëve të Maqedonisë në “Skopski Saem”.
Viteve të fundit, Shkupi ka qenë vatër e dy panaireve pranverore të librit, atij të librit shqip të organizuar në Teatrin e Dramës Shqipe, një organizim i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, dhe atij që konsiderohet si ndërkombëtar, e që organizohet nga Panairi i Shkupit “Skopski Saem”.
“Për shkak të angazhimeve të drejtpërdrejta rreth këtij panairi, SHBSH-ja nuk ka marrë pjesë deri tani në panairin e librit që organizohet nga Panairi i Shkupit ‘Skopski Saem’. Në mesin e faktorëve që kanë ndikuar për këtë pozicionim tonin, gjithsesi ka paraprirë edhe çmimi i lartë i stendave për ekspozimin e librave dhe pjesëmarrja në atë panair. Megjithatë, sivjet vërehet një lirim i shërbimeve të këtij panairi të librit”, thuhet në deklaratën e botuesve shqiptarë në Maqedonisë.
Kërkesën për uljen e çmimit të stendave, botuesit e Maqedonisë, njoftojnë se e kanë bërë edhe në emër të botuesve shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Edhe pse ky çmim vlen vetëm për botuesit nga Maqedonia, me insistimin tonë u arrit pëlqimi që ky çmim të vlejë edhe për botuesit shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, që do të marrin pjesë në këtë panair të librit në mënyrë të organizuar, përmes Shoqatës së Botuesve Shqiptarë nga Shqipëria dhe Shoqatës së Botuesve të Kosovës, gjegjësisht Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni. Shpresojmë që kjo të jetë edhe një lehtësim plus për të gjithë botuesit shqiptarë dhe një nxitje më tepër për paraqitjen e sa më tepër botuesve për pjesëmarrje”, shprehet Muhamet Murtezi, kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë në Maqedoni.
Ndaj këtë vit, pjesëmarrja e librit shqip, në një zë të unisuar nga botues shqiptarë të të gjithë trevave, duket se do të krijojë atmosferë tjetër, më të ç’tensionuar, si për prezantimin e botuesve, ashtu dhe të botimeve shqiptare në ballafaqimet rajonale dhe evropiane.
Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni për tre vjet radhazi organizoi panairin e librit shqip në Shkup, duke e parë këtë manifestim si një mënyrë e afirmimit të librit shqip dhe afrimit të tij te lexuesit shqiptarë. Për shkak të pjesëmarrjes në panairin ndërkombëtar të Shkupit, me synimin për të pasur një paraqitje sa më dinjitoze të librit, shoqata e botuesve shqiptarë në Maqedoni ka pezulluar për këtë vit panairin e librit shqip që mbahet në teatrin shqiptar.