Invalidët dhe paraplegjikët, kërcënojnë me protestë
08/02/2005 DURRËS - Shoqata e invalidëve në Durrës dhe shoqata e paraplegjikëve në Durrës, janë deklaruar se do të nisin protestat në mbrojtje të interesave të tyre. Shkak për këtë nismë është bërë kontradikta e lindur kohët e fundit mes shoqatës dhe disa institucioneve.
Sipas kryetarit të shoqatës së invalidëve, Naim Uka, mësohet se në nenin 15 të legjeslacionit të punës theksohet se çdo punëdhënës, që punëson më tepër se 24 punonjës, detyrohet të punësojë edhe një person me aftësi të kufizuara. Shoqata që ai drejton ka 2405 anëtarë, të cilët kanë statusin e invalidit, por vetëm një pjesë e tyre kanë mundur të sigurojnë punë.
Nga statistikat që ofron Uka dhe kryetari i shoqatës së paraplegjikëve në Durrës, Sadik Damsi, shoqatë e cila numëron edhe 50 invalid, vetëm 3 për qind e tyre kanë siguruar një punë.
Uka dhe Damsi kanë ndërmarrë disa takime më drejtuesin e bashkisë dhe kanë kërkuar mbështetje për këtë shtresë, e cila nuk mund të
mbijetojë pa dorën e këtyre institucioneve. Ndërsa të dy shoqatat me anëtarët e tyre kanë shpresuar në zgjidhjen e halleve të shumta, ata janë ndeshur nga ana tjetër me ndëshkimin e atyre pak anëtarëve që kanë mundur të sigurojnë një vend pune.
“Në Durrës, invalidët bëjnë një jetëse të vështirë. Pjesa dërrmuese nuk siguron as minimumin jetik, ndërsa askush nuk shfaq interesimin për ne”, tha Uka.
Ai ka shtuar se problemet e lindura ia ka bërë të ditura kryetarit të bashkisë dhe përgjigjja e tij do të kushtëzojë daljen në protestë.
“Ne do të presim reagimin e pushtetit vendor, thotë kryetari i shoqatës. Nëse edhe këtë herë pushteti do të tregohet
i painteresuar të dëgjojë shqetësimet tona dhe t’i fusë në rrugën e zgjidhjes, invalidët do të kalojnë në protestë para bashkisë me fillimin e javës tjetër”, përfundon Uka.