Rice: Mbani fjalën!
08/02/2005 Presidenti Bush fton në Shtëpinë e Bardhë Sharonin dhe Abazin
“Kjo është një kohë shpresash, një kohë kur ne mund të shpresojmë për ditë më të mira për popujt palestinezë dhe izraelitë”, tha Rice
“Ne shpresojmë që pala izraelite do të përmbushë gjithashtu detyrimet sepse kjo është e vetmja rrugë për të mbërritur në idealin e dy shteteve, që jetojnë krah për krah në paqe”, tha Abaz
Të dy palët në konfliktin e gjatë mes Izraelit dhe palestinezëve duhet të mbajnë fjalën, teksa perspektiva sa vjen e ndriçohet në lidhje me një paqe të qëndrueshme, tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Condi Rice, gjatë takimit të saj të parë në Lindjen e Mesme, pas marrjes së postit të kryediplomates amerikane.
Vizita dyditore e Rice në Izrael dhe zyrat e qeverisë së sapozgjedhur palestineze në Bregun Perëndimor ka për qëllim të bindë të dy palët që të mbajnë fort këtë shans dhe t’i japin fund katër viteve luftë.
Duke rritur angazhimin e SHBA në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Presidenti Bush ka ftuar Presidentin palestinez, Ahmud Abaz dhe Kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, në takime veçmas në Shtëpinë e Bardhë, bëri të ditur dje Rice. Ajo i dha fund takimeve në Izrael dhe Bregun Perëndimor, duke shpallur se të dy palët e kanë pranuar ftesën.
Ajo tha gjithashtu se partnerët e SHBA në koalicionin për nxitjen e paqes në Lindjen e Mesme do të organizonin së shpejti një takim, që do të ishte i pari që nga koha kur vdekja e liderit palestinez, Jaser Arafat, i dha sërish jetë shpresave për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Bushi mund të marrë pjesë gjithashtu në takim, tha Rice.
Ftesa e Bushit ndaj Abas përbën një ndryshim të madh, duke patur parasysh pozicionin e SHBA në vitet e fundit kur e shihte Arafatin si pengesë për paqen. Administrata e Bushit refuzoi të negocionte drejtpërdrejt me Arafatin dhe negociatat e paqes u pezulluan.
Rice tha gjithashtu se Uilliam Uard do të jetë koordinatori i ri i sigurisë me palestinezët dhe do të udhëtonte për herë të parë në rajon pas dy javësh.
Në një vizitë në Bregun Perëndimor, të hënën, Rice tha se SHBA do t’i ofronin 40 milionë dollarë ndihmë palestinezëve gjatë tri muajve të ardhshëm. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Ramallah, bashkë me Abaz, Rice e quajti këtë ndihmë një plan të shpejtë veprimi që do të kishte një impakt të menjëhershëm pozitiv.
Ajo tha se paratë do të përdoren për të krijuar vende pune dhe përmirësuar infrastrukturën.
“Kjo është një kohë shpresash, një kohë kur ne mund të shpresojmë për ditë më të mira për popujt palestinezë dhe izraelitë”, tha Rice.
Abaz falënderoi Sekretaren e Shtetit për ndihmën e SHBA. Ai gjithashtu e falënderoi atë për ndihmën e dhënë vitin e kaluar, kur Izraeli shpalli planet për të përvetësuar prona të palestinezëve në Izrael.
“Ne shpresojmë që pala izraelite do të përmbushë gjithashtu detyrimet, sepse kjo është e vetmja rrugë për të mbërritur në idealin e dy shteteve, që jetojnë krah për krah në paqe”, tha Abaz.
Condi Rice u takua privatisht të dielën me Kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, ish-luftëtari që është kthyer tashmë në një paqebërës. Sharon e përshëndeti ngrohtësisht Rice, duke i thënë në anglisht: “Këtu je mes miqsh”.
“Besoj se vizita e saj do të kontribuojë për procesin e paqes që kaq shumë dëshirojmë të përparojë”, tha Sharon në gjuhën hebraike më pas.
Në një tjetër zhvillim për perspektivat e paqes, lëvizja kryesore palestineze, Fatah, tha të dielën se do të binte dakord për një armëpushim të dyanshëm me Izraelin në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Fatah mohoi gjtihashtu sulmet kundër civilëve në Izrael.
Një marrëveshje e qëndrueshme paqeje për Izraelin dhe krijimi i një demokracie palestineze, janë dy prej synimeve kryesore të politikës së jashtme të SHBA gjatë mandatit të dytë të Presidentit Bush. Ndërkohë që vizitonte kryeqytetet e Evropës javën e kaluar, Rice përsëriti se izraelitët dhe palestinezët duhet ta kontrollonin vetë rrugën drejt paqes, me ndihmë nga SHBA, Evropa e të tjerë.