Dështon Tevez, Milani kthen sytë nga Torres
Milani është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit të Çelsit, Fernando Torres, në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm si alternativë pas dështimit për të transferuar Karlos Tevez nga Mançester Siti. Kuqezinjtë duan të përforcojnë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit pas problemeve shëndetësore të Antonio Kasanos dhe pas dështimit me Tevez, kanë menduar për alternativa tjera. “La Stampa shkruan” se Milani është në gjendje ta ofrojë një marrëveshje huazimi për Çelsin, në mënyrë që Fernando Torres të kalojë te Milani për minutazh të rregullt para kampionatit europian.