E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona fiton 9-0 ndaj L Hospitalet

Barcelona i ka shkaktuar "trauma" skuadrës spanjolle, L Hospitalet, pasi Blaugranët siguruan kualifikimin për në Copa del Rey me një fitore prej 9-0 në Camp Nou.

Ishte kjo një seancë e rëndomtë stërvitore e realizuar në Camp Nou, me skuadrën nga paralagjia e Barcelonës, L Hospitalet.

Golat i filloi nga penaltia Pedro (11’), ndërsa atë e vazhduan Andres Iniesta (19’), Thiago Alcantara (23’), Xavi (36’) dhe Tello (43) për rezultatin e pjesës së parë prej 5-0.

Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi me goleadën ku u shquan talentët e rinj si Cuenca (49’), Thiago Alcantara nga penaltia (54’), Tello (64’), Cuenca (81’), të cilët shënuan për rezultatin përfundimtar të takimit prej 9-0.

Me këtë fitore dhe me rezultat të përgjithshëm prej 10-0 nga dy ndeshjet, Barcelona kualifikohet në 1/8 e finales së Copa del Rey

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›