E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshohet 22 ndeshje të trukuara në A Lacio, Napoli e Xhenoa të përfshira

Futbolli italian kësaj radhe mund të jetë me të vërtetë në telashe. Nga dëshmia e dy personave të parë të skandalit që shpërtheu dy ditë më parë janë zbuluar fakte që mund të trondisin Serinë A. Nëse në fillim bëhej fjalë për ndeshje të “dorës së dytë” të Lega Pro apo disa takime të Serie B, por nga dëshmia e Alesandro Zamperini e Filipo Karobio, dy të arrestuar nga Prokuroria e Kremonës, po dalin fakte që po bëjnë të “dridhen” disa ekipe me emër në Itali. E përditshjma “la Repubblica” citon burime të afërta të Prokurorisë dhe ka publikuar jo pak por 22 takime të sezonit të kaluar që dyshohen si të trukuara. Por duhet pritur fundin i procesit të marrjes në pyetje për të pandehurit. Por skuadrat që rrezikojnë më shumë janë Xhenoa, Bolonja, Lacio, Kajliari e Napoli. Në përgjimet telefonike është kapur një bisedë e një lojtari drejtuar Presidentit të Këshillit Administrativ të Atalantës, Isidoro Fratus.

Ndeshjet e dyshuara

11/1/2011

Katania - Kievo 1-1

30/1/2011

Napoli – Sampdoria 4-0

Breshia – Kievo 0-3

6/2/2011

Breshia – Bari 2-0

26/2/2011

Xhenoa – Roma 4-3

27/2/2011

Breshia – Leçe 2-2

20/3/2011

Fiorentina – Roma 2-2

20/3/2011

Xhenoa – Leçe 4-2

Bari – Kievo 1-2

2/4/2011

Breshia – Bolonja 3-1

3/4/2011

Parma-Bari 1-2

Kievo – Sampdoria 0-0

10/4/2011

Bolonja – Napoli 0-2

17/4/2011

Kievo – Bolonja 2-0

Leçe – Kajliari 3-3

1/5/2011

Katania – Kajliari 2-0

14/5/2011

Lacio – Xhenoa 4-2

15/5/2011

Kievo – Udineze 0-2

Katania-Roma 2-1

22/5/2011

Xhenoa – Çezena 3-2

Leçe – Lacio 2-4

Bolonja – Bari 0-4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›