Deshton atentati, ne kerkim dy vellezer
Dy persona jane bere objekt i nje atentati te deshtuar, ndersa udhetonin me nje veture ne drejtim te fshatit Vukel te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te djeshem, kurse policia shpalli ne kerkim dy vellezer si autore te krimit. Burime zyrtare thane se, per fat te mire, nuk ka pasur viktima dhe denoncimi eshte kryer nga te demtuarit Luigj Vihaj e Nikoll Grishaj. Ne kerkim mesohet se u shpallen te dyshuarit Kole e Cesk Makaj, qe jane te aferm. Vihaj e Grishaj udhetonin te dy me nje makine tip "Benz" per ne fshatin Vukel, kur ne prite jane qelluar me nje bresheri automatiku "Kallashnikov". Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje, duke marre ne pyetje dy te demtuarit qe kane deshmuar se nuk kane pasur probleme hasmerie apo konflikte ditet e fundit. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy gezhoja automatiku. Policia tha se po heton per nje ngaterrim te objektit te sulmit, ose per nje grindje te hershme mes paleve dhe po vazhdon hetimet per ngjarjen. Nderkohe qe, deri ne mbremje jane kryer kontrolle ne banesa per kapjen e dy vellezerve 23 dhe 30 vjec. R.Ll