E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fuoristrada bie ne gremine, vdes inxhinieri turk

Rreshen - Ndertimi i autostrades Durres-Kukes shenon viktimen e pare qe prej dites se pare te punimeve. Nje inxhinier turk i firmes "Joinnt-Venture Beachtel-Enka", ka nderruar jete, kurse dy kolege te tij jane demtuar rende. Burime zyrtare te policise thane se aksidenti ndodhi rreth ores 22.30 te mbremjes se marte, afer zones se Repsit, ku po kryhen punimet dhe shkak eshte bere mjegulla e madhe dhe lageshtia e rruges. Hajdar Yalltez, 23 vjec, me profesion inxhinier, ka vdekur menjehere, ndersa u plagosen drejtuesi i mjetit tip fuoristrade, qe perfundoi ne gremine, Onur Sajagola dhe punetori Denis Jagur. Viktima ka qendruar per disa ore ne morgun e spitalit te Rreshenit, ndersa dy te demtuarit, pasi kane marre trajtimin e pare prane spitalit rajonal te Mirdites, jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.
Tre turqit e punesuar prane "J.V-Bechtel-Enka", mesohet se po rrugetonin permes segmentit ekzistues, nga sektori i punimeve ne fshatin Geziq, per ne sektorin qendror te vendosur ne qytezen e Repsit. Mesohet se inxhinieri turk, Hajdar Yalltez, kishte disa ore qe ishte larguar nga sektori qendror ne Reps, per te bere inspektimin e punimeve ne zonen e Geziqit, ku jane vendosur shume prej makinerive te renda, te cilat punojne per hapjen e trasese. Rreth ores 22:00 ata kane hipur ne mjetin e tyre tip fuoristrade, me ngjyre te bardhe, me targa TR4263N dhe me pas jane nisur per ne sektorin e Repsit, ku ishin te akomoduar per banim. Sapo kane kaluar degezimin e fshatit Peshqesh, automjeti i tyre ka devijuar ne krahun e djathte, i cili kufizohet me greminen e thelle, e cila perfundon ne shtratin e lumit Fan i Vogel.
Automjeti ka goditur ne priten anesore te rruges, duke e shembur ate. Per pasoje ka dale nga rruga duke perfunduar ne nje gremine. Per pasoje ka vdekur inxhinieri 23-vjecar, ndersa dy te tjeret kane mundur qe me veshtiresi te dalin deri ne rruge, ku me pas kane mundur qe te vendosin kontakte me bazen e firmes. Policia e Mirdites ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe pas hetimeve ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur si rezultat i lageshtires ne rruge dhe mjegulles se madhe.
Aleksander Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›