E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia riheton 24 krime te vjetra

Policia e Korces riheton 24 krime te renda te kryera nder vite, autoret e te cilave ende nuk jane identifikuar. Drejtori i Policise se Qarkut te Korces, Emri Vata, tha se "zbulimi i krimeve te vjetra ka mjaft rendesi, pasi nje pjese e madhe e tyre kane lidhje me trafiqe te paligjshme droge me shtetin fqinj, Greqine". Per efekt te hetimeve nuk u bene te ditura se cilat ngjarje jane ne dokumentim e siper nga policia. Gjate vitit te kaluar u rihetuan 22 ngjarje te tjera te pazbuluara, nga te cilat u dokumentuan 18 dhe 4 jane ende ne hetim. Pese prej ketyre ngjarjeve kishin te benin me krimin e vrasjes, nga te cilat kater jane zbuluar. Per krimet e vjetra jane ndaluar 14 te dyshuar nga 16 te identifikuar, ndersa nje autor rezulton i vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›