E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultivimi i droges, pranga te moshuarit

Fier - Pronari i nje lokali te njohur, ne qender te qytetit te Fierit, u ndalua oret e vona te mbremjes se marte nga policia, pasi ishte shpallur ne kerkim qe prej tre muajsh per akuzen e kultivimit te bimeve narkotike. Burime zyrtare te policise vendore thane dje se N. Argjendari, 61 vjec, kerkohej prej muajit tetor te vitit te kaluar, kur gjate nje kontrolli ne mjediset e jashtme te lokalit, u gjeten te kultivuara 18 rrenje bime narkotike te llojit kanabis sativa. Te njejtat burime thane se sasia e bimes narkotike ishte kultivuar ne nje siperfaqe qe ishte pershtatur si lulishte. Gjate hetimeve paraprake, i dyshuari u shoqerua disa here ne komisariat, por me pas u deklarua se lenda ishte kerp e jo droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›