E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon ekstradimi i Kumbaros, refuzojnë anglezët

Gjykata Mbretërore në Londër refuzoi ekstradimin e ish- oficerit të SHIK-ut, i akuzuar për rrëmbimin e Remzi Hoxhës

Ish- funksionari i shërbimit sekret mund të akuzohet nga policia londineze për falsifikim të dokumenteve të tij për leje qëndrim në Angli

TIRANË- Gjykata e Apelit në Londër nuk njohu dje vendimin e ri të arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhënë katër ditë më parë, për kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e cilësonte vendimin e arrestit të vitit 2003, si të kaluar kohe.

Dje Gjykata e Apelit në Londër hodhi poshtë kërkesën e autoriteteve shqiptare të drejtësisë për ekstradimin e Ilir Kumbaros, duke marrë parasysh në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë me 9 dhjetor të këtij viti. Lajmi është bërë i ditur nga burime të avokatët e Kumbaros në Shqipëri, të cilët kanë pohuar se vendimin i djeshëm i drejtësisë angleze ishte pro Ilir Kumbaros.

Në këtë mënyrë duket se ka marrë fund përpjekja e drejtësisë për të sjellë në Shqipëri Ilir Kumbaron, një nga tre të akuzuarit e rrëmbimit të Ziso Kristopullit, Avdyl Loshajt, dhe Remzi Hoxhës. Ky i fundit prej kohës së rrëmbimit në vitin 1995, edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku i ka eshtrat.

Seanca e Apelit u zhvillua dje në Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë (Royal Court of Justice). Të gjithë argumentet shërbyen për t'i treguar gjykatës se kërkesa e ekstradimit, së bashku me vendimin e dhënë nga gjykata e ekstradimeve ne favor te drejtësisë shqiptare, duheshin të rrezohen. Pasi argumenteve të avokatëve të Kumbaros, gjykatësit britanikë rrëzuan kërkesën për ekstradimin e ish-oficerit të shërbimit sekret, për mosperputhje me seksionin ¼ dhe 1/8 te Aktit Britanik për Ekstradimet.

Po dje Kumbaro rifitoi lirinë. Shkak mendohet se mund të jetë bërë vendimi i Gjykatës së Lartë i dërguar nga avokatët e Kumbaros në Londër. Ndërkaq nuk dihet nëse në seancë është administruar vendimi i ri i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhënë në fillim të kësaj jave në Tiranë.

Ndërkaq policia londineze "Scotland Yard" thotë se ai mund të vihet nën akuzë për falsifikim dokumentesh, për shkak se kishte fituar të drejtën e qëndrimit në Angli me dokumente të falsifikuara. Kjo akuzë, mund të vlejë për drejtësinë shqiptare nëse Kumbaros i hiqet e drejta për qëndrim në Angli për shkak të falsifikimit të dokumenteve.

Në fillim të javës, Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të prokurorisë, caktoi një masë të re sigurie "arrest me burg" në mungesë ndaj të akuzuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenti Remzi Hoxha. Këtë vendim, Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkoi ta niste në Londër, ku duhej depozituar në gjykatën e apelit, përpara ditës së djeshme kur pritej dhënia e vendimit.

Ky vendim u mor pasi Gjykata e Lartë pak javë më parë rrëzoi vendimin e arrestit të Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit në vitin 2003, dhe i rifreskuar nga Krimet e Rënda. Seanca e për rivendosjen e masës së sigurisë krye dje në të njëjtën ditë kur ishte parashikuar zhvillimi normal i procesit. Në këtë seancë ................................avokatët e Kumbaros.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›