E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon grabitja e banesës, autori përleshet me kryefamiljaren



LIBRAZHD – Një person i maskuar ka hyrë me forcë në një shtëpi pranë Stacionit të Trenit në Librazhd, dhe ka tentuar të grabisë shtëpinë, por rezistenca që ka hasur nga kryefamiljarja, ka bërë që ai të zhduket. Burimet zyrtare të policisë vendore bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë, kur një person, i veshur me një maskë në kokë, ka hyrë për të plaçkitur banesën e shtetasit Tafil Quku. Në një nga dhomat e shtëpisë, ai është përballur me të zonjën, e cila ka kërkuar ndihmë nga fqinjët. Mbërritja e menjëhershme e tyre ka trembur personin e maskuar, i cili është larguar menjëherë nga banesa. Forcat e policisë së Librazhdit mbërritën në banesë dhe pasi kanë marrë të dhënat e para, kanë nisur punën për kapjen e autorit. Burimet shtojnë se janë shoqëruar disa persona në komisariat, por ende nuk është bërë i ditur autori i kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›