E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Po arrihet konsensusi per reformat e eurozones

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama tha se udheheqesit  e ekonomive me te medha te botes kane filluar te bien dakord se me shume vende pune dhe nje rritje me e madhe ekonomike do te ndihmojne ne prapsimin e krizes ekonomike ne Evrope. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon se zoti Obama i beri keto komente ne perfundim te takimit te nivelit te larte te G-8s.

Pas dy dite bisedimesh ne Kemp Dejvid vendpushimi presidencial jashte Uashingtonit zoti Obama tha se tete udheheqesit  ishin dakord se vetem shkurtimet buxhetore nuk jane te mjaftueshme per te mekembur ekonomine e Evropes.

Tani konsensusi eshte gjithnje e me i qarte se me shume duhet bere per te nxitur rritjen ekonomike dhe per te krijuar vende pune ne kontekstin e ketyre reformave fiskale dhe strukturore.

Ne nje komunikate te perbashket te udheheqesve te G-8s behet thirrje per  vendosjen e balances mes rritjes ekonomike dhe masave shtrenguese per te luftuar krizen ekonomike.

Zoti Obama tha se udheheqesit diskutuan nevojen qe vendet evropiane ne veshtiresi te vazhdojne te ulin deficitin nderkohe qe te nxitin rritjen ekonomike.

Sot ne rame dakord se duhet te marrim masa per te rritur besimin dhe per te nxitur rritjen ekonomike dhe kerkesen nderkohe qe ti japim drejtimin e duhur financave.  Ne rame dakord se eshte e rendesishme qe eurozona te jete e forte dhe e bashkuar dhe u shprehem se eshte ne interesin tone qe Greqia te qendroje ne Eurozone dhe  nderkohe te respektoje angazhimet e tij.

Por vendimet e udheheqesve mund te kene pasoja politike per ta. Mbrojtesja kryesore e masave shtrenguese ne Evrope Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel pa kohet e fundit humbjen e partise se saj ne zgjedhjet vendore.

Ish Presidenti i Frances Nikolas Sarkozi i cili mbeshteti shkurtimet buxhetore humbi ne zgjedhjet presidenciale ndaj zotit Fransua Olond i cili ofroi nje politike pro rritjes ekonomike.

Shume analiste politike ne Shtetet e Bashkuara thone se ngecja ekonomike kryesisht per shkak te problemeve ne vendet evropiane eshte pengesa me e madhe rizgjedhjen e zotit Obama ne muajin nentor.

Udheheqesit i kane te qarta prasojet. Ata e njohin rendesine e zgjedhjeve qe u duhet te bejne dhe si rezultat koston e madhe politike ekonomike deh sociale qe lidhet me to.

Udheheqesit e G-8s diskutuan gjithashtu edhe mundesine e mungesave ne tregjet e naftes kur te hyne ne fuqi sanksionet e reja kunder eksporteve te naftes muajin e ardhshem.

Perballe mungesave me te medha ne furnizimin me nafte ne rame dakord se ne duhet monitorojme nga afer tregjet boterore te energjise. Sebashku ne jemi te gatshem ti bejme thirrje Agjencise Nderkombetare te Energjise te marre masa per te siguruar qe tregjet te jene plotesisht dhe ne kohe te furnizuara.

Presidenti Obama ishte mikpritesi i takimit te G-8 ku kishte ftuar edhe udheheqesit e Beninit Etiopise Ganes dhe Tanzanise per te ndihmuar te permiresimin e gjendjes se furnizimeve ushqimore ne Afrike.

Zoti Obama tha se G-s eshte e angazhuar te avancoje nismen e tij te vitit 2009 qe coi ne grumbullimin e 22 miliarde dollareve nga zotimet qeveritare.

Presidenti tha se ai dhe homologet e tij te G-8s bene perparim ne disa ceshtje te tjera me rendesi nderkombetare mes tyre ishin Afganistani Siria dhe Koreja e Veriut.

Shumica e udheheqesve kane shkuar tani ne ikago vendbanimi i zotit Obama per takimin e nivelit te larte te NATOs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›