NATO diskuton ndarjen e barres mes vendeve anetare

Afganistani do te jete ne krye te rendit te dites ndersa kryetare shtetesh dhe qeverish nga 28 vendet anetare te NATO-s mblidhen ne ikago me 20 dhe 21 maj. Por sic njofton nga Uashingtoni korrespondenti i Zerit te Amerikes Andr de Nesnera udheheqesit e NATO-s do te perqendrohen edhe ne dy ceshtje te tjera aftesite e aleances dhe partneritetet.
Udheheqesit e NATO-s do te diskutojne ne ikago per masat qe duhet te marrin ne te ardhmen qe aleanca te vazhdoje te zhvillohet dhe ruaje aftesite ushtarake te nevojshme per te permbushur misionet e saj. Keto aftesi perfshijne infrastrukturen fuqine ushtarake mbeshtetjen logjistike si dhe aftesite e zbulimit.
Eksperti i Keshillit per Marredheniet me Jashte te NATO-s Charles Kupchan thote se udheheqesit do te perqendrohen perseri ne menyrat per tu siguruar qe fuqite evropiane te mbajne pjesen e tyre te barres ushtarake te NATO-s. Zoti Kupchan thote se ndarja e kesaj barre merr nje rendesi te re per disa arsye.
Njera prej arsyeve eshte se Shtetet e Bashkuara po e pakesojne angazhimin ne Evrope per tu perqendruar ne Lindjen e Mesme dhe ne Azine Lindore prania amerikane ne Evrope eshte ulur ne rreth 30 mije trupa. Se dyti Shtetet e Bashkuara perballen me probleme financiare dhe me nje shkurtim te buxhetit te mbrojtjes. Dhe kjo shton me shume ndjenjen ne Shtetet e Bashkuara rreth angazhimit me te madh te partnereve te NATO-s. Nje arsye tjeter eshte kriza financiare ne Evrope qe po demton fuqine e Bashkimit Evropian dhe si pasoje shumica e burimeve do te perdoren per daljen nga borxhi dhe jo per te blere pajisje dhe teknologji te re ushtarake.
Ekspertet thone se nje shembull i mire i ndarjes se barres ishte konflikti ne Libi i cili permbysi nga pushteti Muammar Gaddafin. Zoti Kupchan thote se ne ate rast evropianet luajten rolin ushtarak udheheqes.
Por u pa gjithashtu qarte se Shtetet e Bashkuara duhej te mbeshtesnin evropianet mbi nje sere ceshtjesh te rendesishme perfshire ketu rifurnizmin me karburant ne fluturim si dhe operacionet e zbulimit e te mbikqyrjes. Evropianet nuk qendruan te organizuar dhe u desh qe Shtetet e Bashkuara te shtonin rolin e tyre. Dhe ne kete aspekt nje mision relativisht i shkurter dhe me nje intensitet jo shume te larte nxorri ne pah faktin se evropianet nuk kane aftesite e duhura per nje konflikt te tille.
Ne takimin e ikagos udheheqesit e NATO-s pritet te shqyrtojne format e perdorimit te burimeve ushtarake ne menyre me efikase dhe te integrojne strukturat ushtarake shume kombeshe nje koncept ky i njohur si mbrojtje e zgjuar.
Zyrtare te larte te aleances do te diskutojne gjithashtu mundesine e partneriteteve me vendet jo anetare te NATO-s si Australia Zelanda e Re Pakistani Koreja Irlanda Suedia dhe Finlanda.
Eksperti i NATO-s Sean Kay ne Universitetin Wesleyan ne Ohajo thote se ekziston nje partneritet tjeter shume i rendesishem.
Dinamikat e marredhenieve mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian sepse ne fund te fundit kur flasim per sfiden apo kercenimin me te madh ndaj vendeve anetare te NATO-s sot nuk kemi te bejme me ndonje kercenim ushtarak ndaj ketyre vendeve. Ekonomia eshte aktualisht sfida dhe kercenimi me i madh per keto vende.
Zoti Kay thote se kur flitet rreth krizes ne Eurozone ceshtja me e pashmangshme qe ngrihet ka te beje me shpenzimet e mbrojtjes.
As evropianet dhe as amerikanet nuk duhet te shpenzojne me shume per mbrojtjen. Dhe ceshtja qe ngrihet eshte si do te perdoren marredheniet mes NATO-s dhe BE-se per te njohur me mire keto realitete te reja qe kane te bejme me buxhetin perparesite dhe operacionet. Gjithashtu cfare roli mund te luaje Bashkimi Evropian per te ndihmuar evropianet qe te marrin ne dore rolin udheheqes ne kontinetin e tyre nese perballen me konflikte si ai i Libise ose si konfliktet ne Ballkan. Prandaj edhe partneriteti NATO-BE merr nje rendesi te madhe.
Lidhur me Ballkanin disa vende te rajonit si per shembull Maqedonia Mali i Zi dhe Bosnia aspirojne te anetaresohen ne NATO. Por ekspertet thone se takimi i nivelit te larte te NATO-s ne ikago nuk do te diskutoje zgjerimin e aleances dhe as nuk do te ftoje vende te reja per tu bere anetare.