Kryebashkiaku Basha hap bashkine per qytetaret

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka pritur qytetarët në zyrën e tij, pasditen e së mërkurës. Kanë qenë të shumtë banorët e Tiranës, të grupmoshave nga më të ndryshme që kanë vizituar ambientet e bashkisë, e që janë takuar me zotin Basha si dhe me dy nën kryetarët e këtij institucioni, Jorida Tabakun dhe Edmond Panaritin.
Shtrëngime duarsh dhe urime për postin e ri të zotit Basha. Kjo ka qënë atmosfera në bashkinë më të madhe të vendit.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Tiranës ka premtuar se çdo të premte do të ketë në axhendën e tij dhe takimet me qytetarët, për të dëgjuar nga afër problemet e tyre.