Berat burg pa afat Cjapit. Vrau djalin

Burg pa afat ka vendosur gjykata e shkallës së parë të Beratit për 65-vjeçarin Yzeir Cjapi, që ditën e shtunë vrau djalin e tij sepse shkoi në dasmën e kushërirës si dhe plagosi tre persona të tjerë.
Ashtu si dhe gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit dhe sot në seancën e parë në ngarkim të tij 65-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ai ka pranuar akuzën që ka qëlluar ndaj djalit të tij Vullnet Cjapin, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve si dhe plagosjen e tre personave të tjerë të afërm të tij. Tashmë akuzat që rëndojnë mbi 65-vjeçarin janë "vrasje me dashje"dhe"vrasje me dashje e mbetur në tentativë".
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 korrik 2011 )