E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon montazhi i krimit të organizuar dhe i kokainës

12-01-2011 / Gazeta 55

Koncentrat poshtërsie në politikën e gjuetisë së shtrigave që po ndjek Edi Rama. Në studiot e veta televizive, në dëshpërim e sipër, ai ka dalë zbuluar, duke u përpjekur t’u bëjë qejfin klaneve kriminale, përmes montimit të një bisede që reflektonte veç grahmat e një opozite në prag të dorëzimit. Zgjedhjet e 8 majit s’i japin Edvinit kohë, prandaj ai është i detyruar të demaskojë çdo bashkëpunëtor, mjaft që të mbijetojë politikisht edhe disa muaj   

Partia Socialiste s’tërhiqet nga misioni i saj i montaturave politike, duke u konfirmuar kështu si Partia e Maskave dhe djallëzive çnjerëzore. Kjo përbën një kambanë alarmi, një kambanë alarmi për cilindo qytetar shqiptar, pasi përmes procesit të transkriptimit, të cilat kurdisen dhe montohen sipas qejfit në selinë e Partisë Socialiste, rrezikohen mijëra jetë njerëzore. Kjo është formula e Edi Ramës, platforma e diktimit, kontrollit dhe dhunimit të jetës private të qytetarëve. Por, le të shkojmë më tej. Mediat e kontrolluara nga PS, përmes gjasme një emisioni investigativ, u pretendua për një aferë të dyshimtë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta në bisedë e sipër me ish-ministrin e asaj kohe, Dritan Prifti. Ajo që pamë, në të vërtetë dhe nga fillimi deri në fund ishte një montazh i pastudiuar mirë, një montazh i konjukturave të interesave personale në Partinë Socialiste dhe Bashkinë e Tiranës. S’do mend se klanet e drogës, të kontrabandës dhe të lejeve të ndërtimit, në ndodhura në kushte të vështira mbijetese, si pasojë e zbatimit të ligjit dhe vënies përpara drejtësisë të oligarkëve të krimit ekonomik, e bën të domosdoshme artikulimin e sulmi kamikaz ndaj strukturave të qeverisë dhe këtë radhë u pa e udhës, lakimi i zv/kryeministrit, Ilir Meta.
Por, sa do të zgjasë ëndrra e Edvinit, pas tollovisë së sajuar, me qëllim për të fituar pikë dhe kredibilitet politik? Të gjithë i njohim raportet dhe relatat mes kreut të PS-së, Rama dhe ish ministrit Prifti. Akuza dhe kundërakuza mes tyre, shoqëruan jetën politike të një viti më parë. Papritmas, vjen dhe shpërdorimi i radhës, që Edvini i bën të rekrutuarit të ri në radhët e opozitës.
Dritan Prifti u akuzua që në krye të herës se po shpërdorohej nga Edi Rama dhe se së bashku kishin planifikuar organizimin e një puçi parlamentar, me qëllim rrëzimin e qeverisë. Dështimi i këtij plani, për shkak të zbardhjes së të gjithë platformës nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta bëri që Edi Rama të mendojë hakmarrjen. Dhe ajo, e montuar dobët dje në median e PS-së, është kryekëput një akt i krimit të organizuar dhe i kokainës, i montuar, vetëm e vetëm që të cenojë imazhin publik të LSI, në prag të zgjedhjeve vendore.
Kujtesë - Akuzat e Dritan Priftit për Edi Ramën/“Mesa kuptoj, më paska rënë mua misioni historik që t’i tregoj shqiptarëve se kush është kryetari i opozitës së tyre, kush është zoti Edi Rama. Unë e mirëpres këtë lajmin e padisë. Vetëm do t’i bëj një kërkesë zotit Rama që ta bëjmë gjyqin të hapur, në ndonjë sallë si ajo e Pallatit të Kongreseve, me media prezentë, ku t’i tregojmë të gjithë shqiptarëve se kush është ai. E përsëris, Edi Rama është një njeri i pa sinqertë, është një njeri që fsheh të vërteta të mëdha dhe të dhimbshme për veten e vet. E përsëris, nuk ka shqiptar që beson se Edi Rama është i pastrehë, që Edi Rama nuk ka shtëpi. Përkundrazi, ka me qindra prona të shpërndara në emra miqsh e shokësh në të gjithë vendin, nga Durrësi, në Korçë, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka shqiptar që beson se Edi Rama ka tre mijë euro në bankë, sepse vetëm një kostum i tij ekstra size bën më shumë se sa tre mijë euro. Nuk ka shqiptar që mund të besojë përrallat e Edi Ramës se është i varfër. Unë kam folur dje edhe për disa vese të tij në lidhje me përdorim substancash narkotike dhe po ju them se me sytë e mi në vitin 2002 dhe në vitin 2005 e kam parë me pluhur të bardhë në tavolinën e tij të punës në bashki, gjë të cilën që në vitin 2002 dhe në vitin 2005 ia kam thënë liderëve të PS të asaj kohë dhe kam njerëz që e kam dëshmuar që në atë kohë. Nuk kam nevojë për dëshmitar sepse me sytë e mi e kam parë këtë gjë në zyrën e bashkisë të Edi Ramës”

LSI: Çimka dhe ata që e përdorin, t’i drejtohen prokurorisë, pasi është vetëm ajo që vendos drejtësi

Reagim për shtyp i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama

“Është përdorur sërish Dritan Prifti, këtë radhë në një shfaqje të neveritshme realizuar përmes një montazhi të pështirët, ku në rolin e një çimke të komanduar nga Edi Rama, përpëlitet në grahmat e fundit, i detyruar ta hedhe vallen sipas vijësjelljes së klaneve kriminale dhe korruptive, që me largimin e tij nga qeveria humbën instrumentin për realizimin e interesave të tyre kriminale. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, shfaqje të tilla – pjellë e krimit të organizuar, nuk përbëjnë asnjë shqetësim. Përkundrazi, lufta pa kompromis e deri në qelizën e fundit ndaj krimit të organizuar dhe veprimtarisë mafioze e korruptive mbetet një konstante e pandryshueshme, një prioritet gjithnjë i pazëvendësueshëm, nga i cili nuk mund të na largojnë makinacionet dhe montazhet e një çimke të skaduar. Në respekt të shtetit ligjor dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit, LSI e fton çimkën dhe atë që e përdor e cilindo që disponon fakte dhe prova, t’i drejtohen organit të Prokurorisë që të zbardhet e vërteta dhe cilido që rezulton i implikuar të vihet përpara drejtësisë”.

Prifti, çimka që u infektua nga lakuriqësia e atij që vuan komplekset seksuale

Edi Rama për 9 vjet s’njohu atësinë e djalit të tij

Ish ministri Dritan Prifti do të deklaronte në verën e vitit të kaluar se e kishte parë Edi Ramën të merrte drogë në tavolinën e zyrës së tij të punës dhe se kishte dëshmitarë që ai rri në Kullën e Pezës, i veshur me rroba femrash. Edi Rama heshti dhe s’shpjegoi dot se zyra e bashkisë është një vend, ku me ligj është lejuar përdorimi i narkotikëve, por nga ana tjetër, Prifti nuk heshti, përkundrazi vazhdoi hedhjen e kundër akuzave për lëshimin e lejeve të ndërtimit në skemë klienteliste, afera të rënda 20%-she, shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit dhe Kushtetutës. Edi Rama nuk u ndje, por eksponentët e tij, kërkuan kokën e Priftit. Me të drejtë ose jo, kjo është një çështje që i takon organeve të Drejtësisë, por ajo që vlen të theksohet është domosdoshmëria për të parë në këndvështrim të dyshimtë korrespodencat midisi Edi Ramës dhe Dritan Priftit. Ky i fundit e akuzoi kryetarin e Bashkisë për prirje të çrregullta seksuale. Asgjë të re ka këtu. Por kundërpërgjigja e Edvinit ishte se Prifti vuan nga traumat e rënda në kokë, një sëmundje që sipas tij, herët a vonë do ta lerë Dritan Priftin pa mend, çka paralajmëroi një rrjedhje të mundshme të tij... Dilema morale që lind pas gjithë kësaj tollovie është se, a duhet ta besojmë Edi Ramën kur thotë se Dritan Prifti është i rrjedhur nga trutë? Ndoshta! Ndoshta për herë të parë, Edi Rama vlen të trajtohet si i mirëqenë në një fakt të caktuar. Në të vërtetë na ka bërë një nder, sepse siç edhe po kuptohet, Dritan Prifti është thjesht një i rrjedhur nga trutë e kokës.     

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›