Dështon në vetëvarje 37 vjeçari, këputet litari
TIRANE Dështon vetëvarja në lagjen Shkozë të kryeqytetit, këputet litari. Ngjarja pasditen e së mërkurës në periferi të Tiranës në Shkozë, kur Ilir. H, 37-vjeç banor i kësaj zone ka tentuar t''i japë fund vetes nëpërmjet vetëvarjes. Për të kryer një akt të tillë, ka përdorur kangjellat e dritares së dhomës në banesën e tij ku edhe ka lidhur litarin që e kishte formuar si lak.
Por plani ka dështuar, pasi litari është këputur disa sekonda, pasi ai ishte varur pranë dritares së dhomës në tentativë për t'i dhënë fund gjithçkaje. Familjarët sapo kanë diktuar tentativën e tij, rëndën në dhomë ku gjetën në dysheme njeriun e tyre, duke i dhënë ndihmën e par.
Familja e ka nisur për në spital njeriun e tye, ku k marrë nidhmën e parë ndërsa është njoftuar edhe policia. Hetuesit, morën në pyetje familjarët e Ilir. H, për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se nga verifikimet e kryera, rezulton se 37-vjeçari vuante nga çrregullime psikike, çka sipas policisë mendohet se mund të jetë edhe shkaku i tentativës së dështuar për vetëvrasje. Policia sekuestroi në banesë sendet e gjetura pranë vendit ku ishte kryer tentativa e vetëvrasjes. Sipas policisë personi ka shpëtuar nga vdekja për shkak se litari ka qenë i kalbur, duke mos mbajtur dot peshën e 37-vjeçarit. Pas veprimeve të kryera dhe dëshmive të marra policia ka referuar ngjarjen në prokurori për zbardhjene e saj.