E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patrualla e Përgjithshme gradohet "Inspektor",

Brezi i Parë


TIRANE- Policët e brezit të parë të Patrullës së Përgjithshme, e aplikuar për herë të parë në kryeqytet, pas dy vjet punë në terren, gradohen "Inspektorë". Rreth 150 punonjësit e parë të këtij shërbimi, kanë patur rastin që gjatë ditës së djeshme të marrin një gradë më të madhe, duke pësuar automatikisht rritje në karrierën e tyre.

Zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, dhe Drejtori i Përgjithshëm Ahmet Prençi, kanë dorëzuar dje efektivëve të policisë vendimet e marrjes së gradave, në prani të përfaqësuesve të PAMECA-s dhe ICITAP-it. "Struktura e re e Patrullës së Përgjithshme, që është në fokus të vëmendjes, në mënyre graduale dhe të pashmangshme po ndryshon prezantimin e shërbimit policor në Shqipëri.


Ajo, po kontribon në modernizimin e organizatës tonë policore, dhe orientimin e shërbimeve të saj drejt komunitet dhe të fokusuar drejt shërbimit ndaj tij,"- deklaroi në fjalën e tij kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj. Ndërkaq Kreu i Policisë së Shtetit, Prençi tha se: "Jam ndjerë krenar kur qytetarë te ndryshëm, pavarësisht statusit të tyre shoqëror, më kanë shprehur kënaqësinë në lidhje shërbimet që kanë ofruar patrullat e përgjithshme të Tiranës, sikurse kam ndjerë trishtim kur jam informuar për ndonjë veprim jo të hijshëm të tyre" Por kreu i Policisë Pohoi se për hir të vërtetës kanë qenë sporadike e nuk kanë arritur ta zbehin emrin e shërbimit.


"Mos harroni, jeni brezi që keni misionin për të ndryshuar mentalitetet e vjetra në Polici. Bëni më të mirën që dini dhe do të shikoni se do të jeni të suksesshëm. Eksperienca e grupit të parë të patrullave të përgjithshme që përfundoi periudhën e provës, na bën optimistë për suksesin e nesërm" shtoi me tej numri një i Policisë së Shtetit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›