E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Bamir Topi udhëton drejt Qipros

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis dje për në Qipro, ku është ftuar të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar për paqen: "Qytetërimi i Paqes: Besime dhe Kultura në Dialog", i cili do të mbahet në Nikosia, në datat 16-18 nëntor 2008. Në këtë konferencë ndërkombëtare, ku do të trajtohen tema të rëndësishme lidhur me paqen në botë, ruajtjen e kulturave dhe besimeve fetare, shmangien e konflikteve dhe krijimin e dialogëve të qëndrueshëm mes popujve, do të marrin pjesë krerë shtetesh, personalitete të larta të UNESCO-s, të besimeve fetare, pedagogë universitetesh, teologë etj. Gjatë punimeve të konferencës, Presidenti Topi do të përqendrojë diskutimin e tij mbi paqen në Mesdhe dhe sfidat e bashkëjetesës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›