E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Lushnje 2 te plagosura

Dy vajza kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Njëra nga vajzat Erjola Bello 24 vjeçe nga Lushnja, studente e Farmacisë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak. E plagosura tjetër Anila Çerri 24 vjeçe është jashtë rrezikut për jetën pasi për fat ka marrë plagë më të lehta. Të dyja këto vajza ishin pasagjeret e vetme që po udhëtonin me një furgon të linjë Lushnje- Tiranë, i cili u përplas me një kamion ndërsa po dilte nga një pikë karburanti në kryqëzimin e Grabianit. E dëmtuara rëndë ndodhej në sediljen e parë të furgoni dhe mjekët thonë se ajo është në gjendje kome nga një plage e rëndë në kokë. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip furgon Veiz Shkrepa, i cili po udhëtonte më shpejtë të madhe dhe nuk ka vërejtur kur kamioni ka dalë nga pika e karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›