Disidenti kinez Chen fillon jetën në SHBA

Aktivisti i verbër kinez, që ka shkaktuar tendosje në mes të Washingtonit dhe Pekinit, ka filluar jetën e tij të re në SHBA.
Chen Guangcheng ka arritur në aeroportin ndërkombëtar të Newarkit, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Para nisjes, ai qe marrë me nxitim nga një spital në Pekin dhe ishte vendosur në një aeroplan, pasi që autoritetet i kishin thënë që të përgatitej për largim.
Pas shtatë vjetësh në burg dhe në arrest shtëpiak, Chen u arratis nga fshati i tij në muajin prill dhe u strehua brenda ambasadës amerikane.
Zyrtarët arritën një marrëveshje, që e linte të lirë Chenin, por ai kishte tjetër gjë në mendje.
Kjo, bëri që të mbahen negociata të tjera që çuan në marrëveshjen, për ta dërguar atë në SHBA për të studiuar në Universitetin e New Yorkut.