Dështon pista “Xhentile”, ja si shkuan negociatat
• Kanë dështuar bisedimet mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe trajnerit italian Klaudio Xhentile.Jetmir Halilaj Tratativat mes palëve zgjatën rreth dy javë, por ish-trajneri i Kombëtares italiane U-21 nuk ka pranuar asnjë reduktim të shumës që kishte kërkuar. Burime pranë Federatës bënë të ditur se ai kishte kërkuar fillimisht 800 mijë euro për një edicion dhe në këtë shumë parash përfshiheshin edhe përgatitësi atletik dhe trajneri i portierëve. TakimiPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe tekniku Kaludio Xhentile janë takuar dy javë më parë në Sofje, ku kanë diskutuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares shqiptare. Mësohet se të parët kanë qenë menaxherët e Xhentiles që kanë kërkuar të organizohej ky takim, por kur palët janë ulur në bisedime dhe është folur për shifra konkrete, Duka ka mësuar se italiani kërkonte jo pak, por 800 mijë euro. Presidenti i FSHF-së nuk i ka ndërprerë bisedimet, por i ka lënë të hapura mundësitë për të negociuar edhe gjatë ditëve në vazhdim, pasi asnjëherë nuk e ka fshehur se një si emri i Xhentiles për stolin kuqezi e joshte tej mase. Pas rreth dy javë në bisedime, Duka ka vendosur t’i thotë përfundimisht jo trajnerit italian, pasi ai nuk ka dashur të zbusë kërkesat e tij, duke këmbëngulur vazhdimisht në kërkesën për 800 mijë euro në një edicion. PërgjigjaFederata e ka të pamundur që të paguajë 800 mijë euro për një trajner të përfaqësueses, aq më tepër kur bëhet fjalë për një edicion të vetëm. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka tentuar me të gjitha mënyrat të zbusë kërkesat tepër të larta të teknikut italian, por Xhentile nuk ka pranuar asnjë lloj uljeje, duke thënë i prerë se nuk do të nënshkruante edhe nëse do t’i ofroheshin 790 mijë euro. Në këto kushte, të premten pasdite, Duka ka njoftuar menaxherët e trajnerit se nuk mund të vazhdojnë më bisedimet, pasi FSHF e ka të pamundur që të paguajë një shifër të tillë. “Ne jemi të gatshëm që të sakrifikojmë për hir të Kombëtares sonë, pasi sportdashësit shqiptarë janë shumë të dhënë pas përfaqësueses së tyre, por nuk mund të negociohet më në këto kushte për dy arsye: sepse trajneri nuk ka dhënë asnjë sinjal për të lënë hapësira se mund të bëjë lëshime dhe e dyta kërkesat e tij financiare i tejkalojnë mundësitë tona reale”, mësohet t’u ketë thënë Duka menaxherëve të Xhentiles. Kreu i Federatës ka premtuar se trajneri i Kombëtares do të zgjidhet para festave të fundvitit. Krankl, pretendenti kryesor Austriaku Hans Krankl mbetet pretendenti më pranë stolit kuqezi. Drejtuesit e Federatës vazhdojnë të jenë në bisedime me trajnerin, i cili ndryshe nga Xhentile ka kërkuar më pak para dhe përpos kësaj, është sugjeruar nga avokati shqiptar-austriak, Skënder Fani. Ky i fundit ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin Duka dhe muajt e fundit ka ndihmuar Shqipërinë për disa çështje ligjore në UEFA. Nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditëve të ardhshme, Krankl të ulet në bisedime me Dukën. 220 mijë euro është shifra që kërkon trajneri austriak, Hans Krankl, i cili prej kohësh është vetofruar në Federatë dhe ka shumë dëshirë që të marrë drejtimin e përfaqësueses kuqezi.