E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërhyn në sherrin e djalit, vritet me thikë në zemër

• Ndërhyn për të shuar sherrin mes të birit dhe një adoleshenti tjetër, por mbetet i vdekur nga goditjet e thikës.VLORE/ QEMAL BIRAKUMesditën e djeshme, në sy të shumë dëshmitarëve, një 17-vjeçar e qëlloi fatalisht Piro Gishtin, 45 vjeç. Dy goditje të fuqishme i kanë shkaktuar vdekjen brenda pak minutash, pa arritur të merrte ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në lagjen “Partizani”, para dyqanit të vogël ushqimor, ku tregtonte viktima. Mësohet se grindja është shkaktuar mes djalit të 45-vjeçarit, Eltonit dhe moshatarit të tij, Indrit Hoxha. Ata po luanin bashkë me shokë të tjerë, kur mes dy adoleshentëve ka nisur një debat, i precipituar deri në konfrontim fizik mes tyre. Kur ka parë përfshirjen e të birit në këtë konflikt, tregtari ka dalë me shpejtësi nga dyqani, duke u futur mes dy djemve. Në këtë moment, Hoxha ka nxjerrë një thikë dhe me të ka qëlluar ndaj babait të rivalit. Pas goditjes, e cila ka lënë të shokuar personat që ndodheshin në vendngjarje, autori është larguar, duke shfrytëzuar një taksi të parkuar pranë spitalit. Për shkak të afërsisë dhe i plagosur është transportuar për në urgjencën e spitalit, por mjekët kanë pohuar pak minuta pas futjes në sallën e kirurgjisë se ai kishte ndërruar jetë. Sipas mjekëve, shkaku i vdekjes ka qenë humbja e një sasie të madhe të gjakut si pasojë e prekjes nga mjeti i mprehtë i arteries kryesore të furnizimit me gjak të zemrës. Në ndjekje të autorit është vënë policia e qytetit, e cila mori informacion se ai ishte larguar në drejtim të Fierit. Me urgjencë i është kërkuar bashkëpunim kolegëve të Fierit, të cilët ngritën patrullat për të bllokuar mjetin ku udhëtonte autori i krimit. Brenda pak minutash, rrugët nacionale ishin të mbuluara nga patrullat e policisë, të cilat ndalonin çdo mjet duke u kërkuar dokumente udhëtimi pasagjerëve. Rreth 90 minuta pas vrasjes së Gishtit, gjatë kontrollit të një furgoni me pasagjerë në zonën e Levanit është identifikuar dhe kapur autori i vrasjes, qëllimi i të cilit mendohet se ishte rruga drejt Mallakastrës. Nga kontrollet e policisë është zbuluar thika pranë xhamisë, e hedhur pasi ai ka zbritur nga taksia për të hipur në furgon. Pas arrestimit, adoleshenti është dërguar në komisariatin e Vlorës për t’u marrë në pyetje mbi krimin. Në polici janë thirrur dhe prindërit e tij dhe një avokat, për shkak të moshës. Deri mbrëmë ai nuk ka treguar ndonjë motiv për ngjarjen, duke refuzuar të flasë për detajet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›