E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë e drogës, FSHF: S’mund të ndërhyjmë

• Klubi shqiptar për të cilin media italiane dyshohej se ishin investuar para të pista ishte Tomori i Beratit. Në Itali dy ditë më parë janë arrestuar Afrim dhe Ferdinand Keli, dy vëllezërit e ish-sponsorit të kësaj skuadre, Ylli Kelit.Federata është vënë në dijeni të kësaj ngjarjeje, por ka thënë se është e pafuqishme për të vepruar, pasi nuk mund të marrë masa ndaj klubit, sepse personat e implikuar që dyshohet se pastronin para nëpërmjet klubit të Tomorit nuk figuronin si zyrtarë të kësaj skuadre. “Na vjen keq kur dëgjojmë për raste të tilla, sepse kështu dëmtohet edhe më shumë imazhi i futbollit shqiptar, të cilit, krahas problemeve që ka me infrastrukturën, i shtohen edhe ngjarje të tilla që e përkeqësojnë imazhin e tij në arenën ndërkombëtare, ka thënë zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Lysjen Nurishmi. Federata në këtë rast nuk mund të ndërhyjë, pasi personat që flitet se pastronin para nëpërmjet këtij klubi nuk figurojnë si zyrtarë të skuadrës dhe ne nuk na lejon rregullorja që të marrim masa kundër klubit për shkak të sponsorëve të tyre, pasi këta të fundit nuk figurojnë askund me shkresa”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›